Kush mund të hyjë në Suedi gjatë koronës?
Informacione të rëndësishme Kosova Lajme Lajmërime Shqipëria Suedia Uncategorized

Kush mund të hyjë në Suedi gjatë koronës?

Ata që janë banorë në vende si Shqipëria e Kosova nuk lejohen të hyjnë në Suedi deri më 30 qershor. Por ka disa përjashtime.

Nëse plotëson një nga kushtet e mëposhtme, mund të hysh në Suedi:

– Je i regjistruar si banues në Suedi. Dmth paguan taksat këtu.

– Ke leje qëndrimi në Suedi dhe po kthehesh në shtëpi

– Ke arsye të forta e nevoja të vecanta për të ardhur në Suedi

– Vjen për të punuar në shërbimin shëndetësor

– Je puntor sezonal në sektorin e bujqësisë, pyjeve dhe kopshtarisë

– Je duke kaluar tranzit për në një vend tjetër

– Ke arsye të forta familjare

– Ke nevojë për mbrojtje ndërkombtare

– Vjen për nevoja humanitare


Mund të ketë edhe kategori të tjera njerëzish që lejohet të hyjnë.

Gjykimin mbi nëse dikush mund të lejohet të hyjë në Suedi e bën policia kufitare.

Data e ndalimit për të hyrë në Suedi mund të zgjatet.

E njëjta gjë si më sipër vlen edhe për ata që janë banorë në Serbi, Maqedoni apo Malin e Zi.

Informacioni është marrë nga faqja e ministrisë së jashtme të Suedisë.

 

Leave feedback about this

  • Rating