Vitet e fundit vihet re një fluks i madh i shqiptarëve që vijnë në Suedi. Dëshira për një jetë më të mirë ka bërë që shqiptarët të preferojnë të transferohen këtu. Që nga viti 2015, numri i të ardhurve është jashtëzakonisht i madh. Vijmë nga Greqia dhe Italia përgjithësisht, por edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Mirëpo si kudo në emigrim, fillimet janë të vështira, sidomos mosnjohja e ligjeve dhe gjuhës. Kështu shqiptarët kanë shumë probleme në akomondimin e tyre. Ka mjaft grupe në facebook të hapura me arsyen e vetme për t’u ardhur në ndihmë sadopak. Edhe ne jemi pjesë e atyre grupeve/faqeve në Facebook, por tani, pasi menduam se cila do ishte mënyra më e mirë për të qenë një komunitet i organizuar mirë, vendosëm të krijojmë këtë faqe në mënyrë që shqiptarët ta kenë më të lehtë jetën e tyre dhe gjetjen e informacionit që u nevoitet.

Bëjmë më të mirën tonë. Ofrojmë të gjithë informacionin e nevojshëm mbi ligjet dhe mënyrat se si shqiptarët duhet të veprojnë në Suedi. Do sjellim gjithashtu dhe lajmet kryesore që na prekin, në shqip, nga përditshmëria suedeze. Na vizitoni në kohën tuaj të lirë dhe mësoni të rejat e përdishme!

Mund të na kontaktoni në: info@albaner.nu