Të njohim qytetin Uppsala
Udhëtim nëpër Suedi

Të njohim qytetin Uppsala

❇️Të njohim qytetin Uppsala❇️

Uppsala është qyteti qëndror në komunën Uppsala dhe i gjithë qarkut Uppsala (Uppsala län), ndodhet në Uppland.

Është qyteti i katërt më i madh në Suedi, me 165,456 (2021)banorë në zonën urbane, ndërsa e gjithë bashkia ka afërsisht 238,000 banorë.

Uppsala është qendra kishtare e Suedisë, me selinë e Kryepeshkopit të Suedisë në qytet që nga viti 1164.

Uppsala është gjithashtu e famshme për universitetin e saj, më i vjetri në Skandinavi dhe Evropën veriore (themeluar në 1477), me mbi 40,000 studentë.

Rritja e popullsisë në Uppsala është ndoshta një nga më të qëndrueshmet e vendit, ajo është trefishuar që nga vitet 1950.  Duke pasur parasysh universitetet e shumta, rritja e popullsisë ka gjasa të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Personalitete të njohura nga Uppsala: Veronica Maggio, Ove Thörnqvist, Ebba Busch Thor, Hans Rosling, Labyrint, Carl von Linné, Alva Myrdal, Dag Hammarskjöld, Gustaf Fröding, Gösta Knutsson, Ingmar Bergman.

Fakte interesante!  Uppsala është e njohur për festimet e saj Valburgjisë (Valborg ) çdo vit dhe ndoshta nuk ka asnjë qytet që mund të konkurrojë atë.  Është e vështirë të vlerësohet se sa njerëz marrin pjesë zakonisht, por janë me dhjetëra mijëra ata që vijnë nga qytete të tjera dhe totali mund të arrijë në 70-80000 persona.

Uppsala e sotme quhej më parë Arosi Lindor (Östra Aros), dhe Uppsala e Vjetër quhej më parë Uppsala (Ubsala, Upsalir, me disa drejtshkrime).

Mälarfjärden Ekoln shtrihej në kohët e hershme deri në Arosin Lindor, që ishte porti i Uppsalas.  Arosi Lindor e mori emrin Uppsala  falë zhvendosjes atje të kryepeshkopatës në vitet 1280.

Rrugët ujore të Stäket dhe Ekoln nga veriu i liqenit Mälaren e bënë vendin një qendër të hershme tregtie, veçanërisht për lëkurërat e kafshëve të egra nga zonat pyjore në veri dhe në brendësi vendit.

Katedralja e Uppsalas u përurua në 1435.

Dokumente,  të cilat pak a shumë kanë të bëjnë me privilegjet e qytetit, ekzistojnë që nga fillimi i shekullit të 14’të, por konfirmime te vertetuara të privilegjeve kemi vetëm nga viti 1497.

Arosi Lindor përmendet për herë të parë në vitet 1164–67, dhe egzistonte një qytet-treg në shekullin e 12’të.

Uppsala përmendet për herë të parë si qytet në vitin 1300, dhe vulat më të vjetra të qytetit datojnë nga viti 1302.

Bazuar në gjetjet arkeologjike, ndërtesat më të vjetra të qytetit duket se kanë qenë të vendosura në të dy anët e lumit Fyrisån, midis Dombron dhe Islandsbron deri në port.

Katedralja filloi të ndërtohej në vitet 1270 në Domberget.

Qyteti ishte i ndërtuar në mënyrë shumë të parregullt dhe nuk kishte pësuar ndonjë përmirësim të konsiderueshëm deri në shekullin e 17’të, megjithëse kishte patur disa zjarre apo shkatërrimet e bëra gjatë luftës civile, ku mund të përmendet dhe beteja e së Premtes së Mirë në 1520, kur u shkatërrua një pjesë e mirë e qytetit, por restaurimi i bërë më pas nuk solli ndryshime të mëdha.  Vetëm në kohën e Mbretëreshës Kristina, qyteti, ashtu si shumë qytete të tjera në Suedi, mori një pamje më të rregullt.  Një shesh i ri u ndërtua në anën lindore të lumit, nga i cili fillonin katër rrugë kryesore, të cilat u kryqëzoheshin nga rrugë të ngjashme kryesisht drejtkëndore.

Uppsala u shndërrua në një komunë qytet gjatë reformës komunale të vitit 1862.  Në vitin 1947, famullia/komuna e qarkut Bondkyrka dhe famullia/komuna e qarkut Gamla Uppsala u bashkuan në një komunë.  Në vitin 1967, famullia/komuna e qarkut Vaksala dhe famullia/komuna e qarkut Södra Hagunda u bashkuan.  Në 1971, qyteti i Uppsalas me komunën Uppsala u bë si qyteti qendror.

Në aspektin kishtar, vendi i përkiste gjithmonë famullisë Uppsala, nga viti 1961 e quajtur famullia e katedrales së Uppsala.  Pjesët e bashkuara të Uppsalas i përkasin famullisë Gamla Uppsala, famullisë Helga Trefaldighets dhe famullisë Vaksala.  Pasi famullia u shpërbë në vitin 1974, disa pjesë të qytetit ndodhen në famullinë Gottsunda.

Pregatiti Eduart Ndreu

Leave feedback about this

  • Rating