Sikur te kishte nje ligj per denimin e patriotizmit fals..
Opinion

Sikur te kishte nje ligj per denimin e patriotizmit fals..

Sikur te kishte nje ligj per denimin e patriotizmit fals..sot do kishim duzina njerezish te denuar per falsifikim.

Nga Altin Joka

Patriotizmi me shpalosjen e flamurit,himnit dhe sfilatave
Mburrje pa fund te ushqyer nga genjeshtra,mashtrimi,arroganca,vetpelqimi sjellin nje triumf te paturpesise te lyer me bojrat kuq e zi kudo ne rrjetet sociale…

Nje shkelqim ne seri te fotove me simbole kombetare qe shpesh te shkaktojne nje kapsllek irritues inga njerez qe duan te zhvasin like e vemendje,kur poshte zhguallit te tyre jane te mbushur me pazare demonesh qe gelojne ne pisllekun patriotik..

Nje falsitet i peshtire i veshur me nje percmim te helmuar i shitur me doza miresie nen petkun e patriotizmit..

Por ky nuk eshte nje turp tashme..eshte nje realitet..
Fjala “memedheu”..rrjedh nga nena dhe “atdheu” nga babai..e si mund te jesh patriot nqs nuk i respekton ata?

Si mund te jesh patriot kur nuk kontribuon ne taksat e shtetit por i shmangesh?

Si mund te jesh patriot kur je pa dije?

Kur nuk respekton,promovon e shkruan per rilindasit dhe te paret tane

Kur urren per femijet e tu emrat shqip

Kur ne familjen tende as shqip nuk flet ne diaspore
Kur nuk ruan indetitetin,kur lufton bashkeatdhetaret
Kur krenohesh qe merr shtetesi te huaj dhe ate qellim i ke vene vetes
Kur nga pjesa jote nuk i jep as vendit as njerezve.

Patriot eshte ai person qe do unifikimim e bashkombesve te vet jo percarjen.

Patriot do te thote te kesh nje nivel te larte krenarie dhe respekti per vendin tend dhe ata qe dhane jeten per ate.

Patriot do te thote te mbrosh moralet e nje vendi e te luftosh te keqen

Por kur e keqja ka perfshire cdo qelize te shoqerise dhe moralet e mira jane tretur si kripa ne uje..falsiteti i patriotizmit triumfon e shkelqen..

Rrofte falsiteti,paturpesia, ligesia dhe natyrisht dita e kombit!

 

Leave feedback about this

  • Rating