Shumë i lumtur ju informoj se më në fund kemi shoqatën tonë këtu në Nässjö!
VATRA është nisur të jetë vatra e të gjithë neve pa asnjë dallim.
Nuk është e imja, dhe as e askujt personalisht, është e të gjithë neve. Nuk ka Zot e sorollop, ËSHTË E JONA!
Ideja është që të gjithë sëbashku ta bëjmë përditshmërinë tonë më të bukur.
Duam që të fokusohemi në gjithçka ka të bëjë me komunitetin tonë këtu, ta bëjmë komunitetin tonë të fortë e të bashkuar!
Duam të zhvillojmë aktivitete sa më të shumta, për të gjitha moshat.
Gjuha, kultura, traditat tona, argëtimi e aktivitet sportive të jenë abc e shoqatës sonë.
Duam shumë dhe do marrim sa duhet.
Kishim bërë ftesë të hapur përsa i përket krijimit të shoqatës dhe pjesëmarrja e të interesuarve ishte shpresëdhënëse, inkurajuese, pozitive!
Megjithatë, ka akoma shumë nevojë e dëshirë për pjesëmarrje aktive në strukturat e shoqatës për secilin prej jush.
Secili prej jush që ka dëshirë të japë, pa asnjë dallim është i mirëpritur.
Kështu me datën 21 nëntor u mblodhëm dhe vendosëm për themelimin e shoqatës e cila me aprovimin e të gjithëve do të emërohet VATRA.
Gjithashtu u zgjodhën me anë të votës dhe pjestarët e staffit.
Kështu u zgjodhën këta persona në këto role me një afat 1 vjeçar.
Kryetar: Eduart Ndreu
Zv kryetar/e: Ardhmira Haxhiu
Arkëtar/e: Sadete Arifaj Dani
Sekretar: Gezim Preni
Vëzhgues: Nazmi Bekteshi
Antarë: Jurgen Spiro, Mirjeta Kadri, Hysni Llapi, Erjon Zenelaj, Alfred Haxhijahja .
Të gjithë sëbashku në mënyrë demokratike dhe me votë të lirë krijuam statusin e shoqatës, shkruajtëm protokollin dhe dërguam dokumentacionin e nevojshëm në zyrat përkatëse.
Dhe më në fund na erdhi konfirmimi se ne jemi zyrtarisht një shoqatë shqiptare këtu në Suedi.
Puna jonë tani fillon!
Kemi zell, vullnet e dëshirë të bëjmë shumë për komunitetin tonë këtu.
Në ditët e ardhshme do ketë takime të staffit. Do diskutojmë shumë, për të bërë shumë!
Megjithatë, staffi mbetet i hapur për këdo pa përjashtim që të bëhet pjesë!
Gjithashtu së shpejti do mundësojmë më tepër informacion mbi statusin dhe do hapim antarësimin e të gjithëve në shoqatë.
Kur bëhemi të gjithë bashkë, bëjmë një hap më larg, bëjmë më shumë.
Ps: Logo e shoqatës u bë dhuratë nga Marsida Mahilaj. ”Faleminderit ”!
Me respekt Shoqata Shqiptare Vatra.

Leave feedback about this