Rinovimi i lejes se qendrimit ne suedi per shtetasit qe kan ardhur me leje qendrimi nga nje shtet tjeter europian
Aplikime në zyra Emigrimi

Rinovimi i lejes se qendrimit ne suedi per shtetasit qe kan ardhur me leje qendrimi nga nje shtet tjeter europian

Kohet e fundit dergova nje email zyres se emigracionit per tu interesuar ne lidhje me rinovimin e lejes se qendrimit pese vjecare per shtetasit qe kan ardhur me leje qendrimi nga nje shtet tjeter Europian. Fatmirsisht mora nje pergjigje te shpejte zyrtare ku me konfirmuan me nje email qe ligji i ri nuk ka asnje ndryshim per kete kategori specifike emigrantesh.

Ata persona qe do aplikojne per leje qendrimi permanente duhet te plotesojne te njejtat kushte sic ka qen edhe me pare para se te zbatohej ligji i ri ne 20 Korrik 2021. Konkretisht dikush qe eshte afer dates se skadences se dokumentave te kesaj kategorie duhet te aplikoj minimalisht 30 dite perpara afatit te dates se skadences. Personi ne fjale fillimisht duhet te permbush kushtet per kategorine” varaktig bosatt i Sverige” dhe njekohsisht aplikon edhe per lejen “permanent uppehålltillstand”.

Kërkesat për marrjen e statusit si banor i përhershëm (varaktigt bosatt) :

Te keni jetuar në Suedi për pesë vjet pa ndërprerje
Te keni pasur një leje qëndrimi, ose për arsye të tjera kanë qenë rezidentë ligjërisht, në Suedi për pesë vitet e fundit
Te jeni në gjendje te suportoni ekonomikisht veten dhe familjen tuaj.

Si të aplikoni:
Plotësoni formularin “Aplikimi për statusin e banorit të përhershëm”, numri 136011, dhe ia dërgoni Zyres se Migracionit.

Vini re ! Të gjithë, përfshirë bashkëshortin , partneri/a ose fëmijët, duhet të paraqesin aplikimin e tyre. Çdo person që aplikon për një status si banor i përhershëm në Suedi shqyrtohet individualisht.

Ju duhet ta dërgoni këto dokumenta bashke me aplikacionin tuaj:
Kopjet e pasaportës suaj që tregojnë informacionin personal, nënshkrimin, periudhën e vlefshmërisë dhe nëse keni një leje për të jetuar në vende të tjera përveç vendit tuaj .
Dokumentet që tregojnë se si e keni mbajtur ekonomikisht veten dhe familjen tuaj gjatë pesë viteve të fundit. Ju mund ta bëni këtë përmes, për shembull, kontrates se punes(anställningsbevis), deklaratat e te ardhurave te pese viteve te fundit nga Skatteverket, Certifikat e pensionit ose dëshmi te pasurisë nga banka juaj.
Dokumente që tregojnë koston e akomodimit tuaj (për shembull, marrëveshjet e qirasë, kontratat e blerjes dhe informacion në lidhje me koston tuaj mujore të akomodimit).

Per te zbritur formularin klikoni ketu: https://www.migrationsverket.se/download/18.5e83388f141c129ba6312f64/1693214146927/136011_vbeu_sv.pdf

 


Shkarko dhe formularin qe duhet te plotesoje punedhensi juaj : https://www.migrationsverket.se/download/18.5e83388f141c129ba6312e59/1550228628242/blees_anstallningsintyg_227021_sv.pdf

Vendimi dërgohet në shtëpi në adresën tuaj. Kur karta e lejes së qëndrimit është gati, ajo do të dërgohet në shtëpinë tuaj brenda një jave.

Nqs keni pasur një leje qëndrimi në Suedi për pesë vjet dhe statusin e një rezidenti të përhershëm në një vend tjetër të BE -së, ju mund të merrni një status si banor të përhershëm në Suedi. Leja juaj e qëndrimit të përhershëm është e vlefshme për sa kohë që jetoni në Suedi. Vereni se nëse nuk keni jetuar në Suedi për periudha të gjata, kjo mund të ndikojë në mundësinë e marrjes së lejes qëndrimi të përhershëm. Ju mund të humbni statusin tuaj të qëndrimit afatgjatë në një vend tjetër të BE-së nëse keni qenë jashte atij vendi për gjashtë vjet.

Per me shum info ne suedisht kliko ketu: https://www.migrationsverket.se/Privatpersoner/EU-EES-medborgare-och-varaktigt-bosatta/Varaktigt-bosatt/Forlanga-tillstand.html

EES-medborgare och varaktigt bosatta

Ansök­ningar och hand­lingar gällande uppehållskort, permanent uppehållskort, permanent uppehållsrätt, status som varaktigt bosatt eller uppehållstillstånd för medborgare i Schweiz ska skickas till:

Migrationsverket
Box 3100
903 03 Umeå

Nga Arjan Davidhi ,

15/08/2021

Stokholm, Suedi.

Leave feedback about this

  • Rating