Mos më thuani…
Historia Këndi i poezisë Opinion

Mos më thuani…

MOS MË THUANI…  nga Sahit Shala

Mos më thuani, pash Zotin, se po flas pa rend, se është e vështirë për ta kapërdirë,
Tërë këto fletë, që të lënë pa mend, për t’i bashkuar kësaj historie

Ne, kombit të mbarë, që në lashtësi, na e pati lakmi,vet besa e gurit
E tash u bëmë për
t’ u veshur me
t ‘zi,
e jo me të kuqe, sepse qan flamuri

Patëm dhe lëvdata për t’ na njoftë tërë bota,
me burra të namit për pushkë e për penë
E tash ne po bëjmë veç llafe të kota, si nëpër oda burrash, ashtu dhe në kuvend

Patëm besë të burrit, nder edhe mikpritje, që ua kalonim dhe kreshtave me kreni
Përballë kushtrim-betimit në gji të flamurit, s’na dhimbsej jeta , as sa një fije

Kur shkreptinte shpata e Gjergj Kastriotit, Lahuta e Fishtës fliste mbi shkrepa
Fyelli i Naimit, i bënte mrizet, për t’i falë krejt, pa u matë fare me qindra jeta

Tash pa u skuqur, gjymtojmë natyrën, përplot me stoqe, s’lamë dru për djepa
Mos më thuaj, pash Zotin, se kësaj Shqipërie, s’po i dridhet shtati për toka t ‘veta

Leku na bëri të mos shohim tokën,
as babë e nënë, që na dhanë dritë
Gjëmat e lokeve e tmerruan botën, tash dyerve të saj  duke u rritë

Për pak dekada, shqip më nuk flasim ,se gati të gjithë e lamë atdheun
E kush prej nesh mendjes i thërrasim, e zgjuam prej varrit vetë Prometheun

Tash më armiku s’ka punë me ne, se vetë do ndrydhemi vëllai me vëlla
Çdo gjë e prijmë me teh të lekut, me rrugët mbushur,
plot fukara

Flasim me të madhe për luftë e trima, e në pikë të LIRISÊ po e thyejmë qafën
Çdo ditë po ndahemi në copë e grima, ujkut krahëhapur po ia lëmë vathën

Mos më thuaj, pash Zotin, se po bëj keq, e po i them t’ligat me zë piskamë
Na mbetën trojet në plaka e pleq, me mijëra të zeza, që vetë ia bëmë

As jashtë atdheut nuk jem me t ‘mirët, se po bëjmë të zeza, sa kurrë s’ke parë
Me fije kashte nuk bëjmë zinxhirët,
me hallka të nxira, që të bëjnë për t’qarë

 

 

Leave feedback about this

  • Rating