Ka vite që ky fenomen ndodh në Shqipëri, Kosovë apo në Maqedoninë e veriut.
Paraqiten zyra apo persona të ndryshëm të cilët nuk kanë as edhe një të drejtë apo mundësi që të ju mundësojnë një vizë pune në Suedi dhe e premtojnë atë kundrejt parave.
Ky nuk është asgjë tjetër përveç se një mashtrim.
Ne kemi bërë shkrime dhe në të kaluarën mbi këtë fenomen që po rritet çdo ditë e më shumë.
Me qindra apo mijëra qytetarë bien ne kurthin e tyre dhe mashtrohen duke paguar shuma të majme parash dhe në fund mashtruesit zhduken.
Qytetarë të cilët shpresojnë në ëndërrën për një jetë më të mirë, paguajnë çfarë kanë e nuk kanë për t’a arritur këtë, por në fund mbeten vetëm të mashtruar.
Mos u besoni këtyre agjensive apo personave.
Mos paguani para kot.
Suedia ka ligje ndryshe nga Gjermania apo dhtete të tjera të EU.
Nuk egzistojnë kontratat apo vizat 3 vjeçare për në Suedi.
Jepen si fillim vetëm 2 vjeçare dhe nuk mund të bëhen me pagesë.
Ne kemi bërë mjaft shkrime se si mund të vini në Suedi, por kurrësesi duke paguar.
Sigurisht, mund të paguani nje avokat ”këtu në Suedi ” për të ndihmuar në plotësimin apo përshpejtimin e çështjeve, por kurrë në Shqipëri.
Lexoni në faqen tonë Albaner.nu, bashkohuni në grupin tonë ”Botë Shqiptare në Suedi ” dhe hapni statuse/tema për pyetjet dhe paqartësitë që mund të keni, egziston gjithmonë dikush që do jua japë një përgjigje, një informacion, një ndihmë se si të veproni.
Lexoni shumë, kërkoni shumë dhe mos bini pre e mashtruesve!
Mbrëmë në emisionin investigativ Fiks Fare u transmetuan disa raste nga vende të ndryshme të Evropës ku ishin mashtruar qytetarë shqiptarë dhe sigurisht nuk mund të përjashtoheshin dhe rastet me Suedinë.
Përgatiti Eduart Ndreu

Leave feedback about this