Historia e marrëdhënjeve Shqipëri – Suedi
Shqipëria Suedia

Historia e marrëdhënjeve Shqipëri – Suedi

•Një përmbledhje e marrëdhënieve diplomatike në rrafshin historik midis Shqipërisë dhe Suedisë•

Nga dokumentat arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë rezulton se Suedia e njohu shtetin e pavarur shqiptar në vitin 1922, pra 100 vite më parë!

Në vitin 1923 hapet një Konsullatë e Përgjithshme Nderi e Shqipërisë në Stokholm, si dhe një Konsullatë Mbretërore në vitin 1930.

Konsullata e Nderit e Suedisë në Tiranë u hap në vitin 1933.

Ndaj, 20 qershori 1969 u konsiderua si rivendosje e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ambasada jonë në Stokholm është hapur në prill të vitit 1972, dhe ndodhet në komunën Lidingö, njëmbëdhjetë kilometra nga qëndra e kryeqytetit suedez, godina e ambasadës është në pronësi të shtetit shqiptar që nga hapja e deri më sot.

Gjatë viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë marrëdhëniet ndërmjet Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Suedisë kanë qenë të kufizuara.

Vizita e parë e një Ministri suedez të Punëve të Jashtme në Shqipëri është zhvilluar në maj 1991, kur z. Sten Andersson vizitoi vendin tonë në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Në vijim vendin tonë e kanë vizituar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë suedezë si p.sh. zëvendëskryeministrja Lena Hjelm-Wallén në vitin 2000, ministret e Punëve të Jashtme Anna Lindh në 1999 dhe Laila Freivalds në vitin 2006.

Gjatë dy dekadave të fundit Suedia ka mbështetur në mënyrë të palëkundur procesin integrues-anëtarësues të vendit tonë në Bashkimin Evropian, fillimisht për përfundimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, më pas për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në vijim për hapjen e  negociatave të pranimit. 🇦🇱🇸🇪

Pregatiti Bono Feritjan

Leave feedback about this

  • Rating