Do ndërpriten ndihmat sociale për emigrantët që nuk punojnë
Integrimi në shoqëri Suedia

Do ndërpriten ndihmat sociale për emigrantët që nuk punojnë

Qeveria kërkon që emigrantët e rinj të duhet të punojnë më parë në mënyrë që të kenë çasje në ndihma të ndryshme sociale.

Kërkesa mund të përfshijë edhe ata që tashmë jetojnë në vend.

Qeveria po cakton tani një hetim nëse të ardhurit e rinj dhe emigrantët nga vendet jo-evropiane të duhet të kualifikohen me punë në mënyrë që të jenë në gjendje të marrin pjesë në një sërë ndihmash të ndryshme sociale.

Propozimi i hetimit duhet të jetë gati deri më 30 shtator 2024. Megjithatë, ministrja e Sigurimeve Shoqërore Anna Tenje (M) nuk  të thotë me siguri nëse sistemi i ri do të mund të jetë gati përpara zgjedhjeve të 2026-ës.

– Është e rëndësishme që të arrijmë ta realizojmë sa më shpejt të jetë e mundur, thotë ajo.

Ideja është që shtetasit e huaj do të duhet të kualifikohen për të arritur një sërë përfitimesh sociale duke punuar.

Këtu përfshihen, ndër të tjera, shtesa për strehim, shtesa për vështirësi strehimi, shtesa për fëmijë, shtesa për shumë fëmijë, shtesa prindërore në nivelin bazë dhe në nivel garancie, pagesa e sëmundjes, pagesa për infermierinë, kompensimi për ndihmë dhe kompensimi social. Për shembull, hetimi do të shqyrtojë nëse e drejta për ndihmë financiare sipas Ligjit për Shërbimet Sociale mund të hiqet për të sapoardhurit me kompensim themelimi.

“E drejtë dhe e arsyeshme”

– I gjithë sistemi ynë i mirëqenies bazohet në punën dhe bërjen e asaj që është e drejtë për ju. Prandaj, mendoj se është e drejtë dhe e arsyeshme që është puna ajo që e kualifikon njeriun në sistemet e mirëqenies, thotë Tenje.

Udhëheqësit e partive qeverisëse dhe Demokratët e Suedisë (SD) shkruajnë në DN Debatt se nga familjet që ishin marrës afatgjatë të mbështetjes në vitin 2022, 57 për qind ishin familje me fëmijë të lindur jashtë vendit. Ndër çiftet e martuara dhe bashkëjetuesit, 90 për qind e ndihmës afatgjatë u paguhej atyre të lindur jashtë vendit.

Ideja me sistemin e ri është që të ardhurit e rinj do të lejohen gradualisht të marrin një pjesë në rritje të sistemeve të mirëqenies sa më gjatë të kenë punuar. Llojet e tjera të aktivizimit mund të bëhen gjithashtu kualifikuese.

Se si duhet të duken saktësisht kërkesat e kualifikimit dhe sa shpejt duhet të jeni në gjendje të merrni grante dhe kompensim është diçka që hetimi duhet ta shqyrtojë.

TT: A do munden që emigrantët e sapoardhur të mbijetojnë vetëm me pagesën e tyre fillestare kur vijnë?

– Është diçka që duhet ta shikojmë, thotë Tenje.

Ndihmat sociale do të mund të hiqen.

Sot, të sapoardhurit mund të marrin një shtesë për kompensimin e të ardhurave. Kjo mundësi mund të zhduket.

– Ndodh që këto para shtesë nuk ofrojnë stimuj shtesë për të kaluar nga përfitimet që marrin në punë. Efektet margjinale mund të jenë aq të vogla sa nuk përfitojnë asgjë nga marrja e një pune, thotë Tenje.

“Ajo parashikon që jo vetëm të emigrantët e rinj që vijnë në Suedi pas hyrjes në fuqi të sistemit do të mbulohen nga kërkesat e reja. Mund të preken edhe shtetasit josuedezë që tashmë jetojnë këtu.

“Në përgjithësi, ne nuk kemi legjislacion prapaveprues në Suedi, por këto përfitime mbi të gjitha në sistemin e sigurimeve shoqërore, ka gjatë gjithë kohës rishikime, kështu që nuk është rasti që të jepet një përfitim dhe pastaj ta kesh atë përgjizhmonë”, thotë. Tenje.

Për ata që tashmë jetojnë në Suedi, megjithatë, rregullat e reja do të zbatohen kur të futet sistemi i ri.

Egziston një hendek i madh

TT: A nuk do të jetë e vështirë financiarisht për shumë njerëz kur të futet sistemi?

– Gjithçka synon të kalojë nga grantet në punë. Sot ne kemi një mungesë të madhe fuqie punëtore në shoqërinë suedeze, njerëzit po thërrasin për personel në të gjitha industritë, thotë Tenje.

– Nuk duhet të ngeceni dhe të mbylleni të varur nga përfitimet sociale, por vazhdimisht të luftoni në mënyrë aktive për t’u bërë të punësueshëm, por edhe për të marrë punët që janë aktualisht në dispozicion.

TT: A nuk ka rrezik që njerëzit të ndihen si banorë të dorës së dytë dhe kjo të vështirësojë integrimin?

– Hendeku i madh ekziston mes punës, të bërit të drejtën për veten, pagimit të taksave, përfshirjes dhe qëndrimit mënjanë dhe të jetuarit me përfitime sociale, thotë Tenje.

– Këtu keni hendekun e madh mes qytetarëve tanë.

Marrë nga TT

Shqipëroi Eduart Ndreu.

Leave feedback about this

  • Rating