Këtu do gjeni infomacionin e nevojshëm se si ju si prindër mund të aplikoni që fëmijët tuaj të marrin shtetësinë suedeze.

(bild från sverigesradio)
Kërkesat për aplikimin e shtetësisë
Që një fëmijë të marrë shtetësinë suedeze duhet
- të ketë të drejtë qëndrimi, leje qëndrimi apo leje qëndrimi të përhershme për të jetuar në Suedi.
- të ketë jetuar tre vitet e fundit në Suedi (ose dy vite nese fëmija nuk shtetësi tjetër)
- nuk i ka mbushur 18 vjeç.
Sigurohuni që të gjitha kërkesat të jenë të përmbushura kur të bëni aplikimin.
Aplikimi duhet të bëhet nga prindi i fëmijës.
Të dy prindërit duhet ta firmosin aplikimin.
Nëse fëmija i ka mbushur 12 vjeç, duhet që edhe fëmija ta firmosë aplikimin.
Ju duhet të kryemi dhe një pagesë për aplikimin (1500kr).
Kërkesat për të aplikuar në mënyrë elektronike
Që të mund të përdorni shërbimin elektronik duhet që
- ti/ju si prindër të jeni të pajisur me identifikues elektronik (bankid)
- fëmijët mbi 12 vjeç të jenë të pajisur me identifikues elektronik (bankid)
- ti si prindër të kesh një adresë email.
- ti të mund të bësh pagesën me kartë banke online.
Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të firmosin aplikimin me identifikuesin elektronik (bankid). Nëse fëmija (mbi 12 vjeç) nuk ka nje identifikues elektronik (bankid) , ju atëherë jeni të detyruar të aplikoni përmes një formulari
këtu keni linkun direkt për të aplikuar:
https://www.migrationsverket.se/Privatpersoner/Bli-svensk-medborgare/Ansok-om-medborgarskap/Medborgarskap-for-barn.html
Pregatiti në shqip Eduart Ndreu
Leave feedback about this