Të njohim qytetin Göteborg
Udhëtim nëpër Suedi

Të njohim qytetin Göteborg

❇️Të njohim qytetin Göteborg❇️

Göteborg, shqiptohet: ”Jëtebori”.
Emërimi Göteborg, i përkthyer në shqip do të thotë: “Kështjella gotike”.
Është një qytet dhe komunë në bregun perëndimor të Suedisë, në provincën e Västra Götaland ”Toka perëndimore e gotëve”. Përbëhet nga 519,399 banorë në qytet dhe 937,015 në zonën metropolitane, është qyteti i dytë më i madh në Suedi pas Stokholmit dhe qendra provinciale suedeze.
Jëtebori është kryeqyteti i provincës historike të Västergötland.

*Historia*
Në fillim të shekullit të 17’të, Suedia kontrollonte vetëm një pikë në bregun perëndimor. Një përpjekje në vitin 1607 për të krijuar një qytet të quajtur Göteborg në ishullin e afërt të Hisingen dështoi për shkak të Luftës së Kalmarit, por një përpjekje e dytë në vitin 1621 nga Mbreti Gustavo Adolfo (i njohur zyrtarisht si Gustaf II Adolfo i Madh) ishte e suksesshme.
Pas luftërave të njëpasnjëshme, deri në vitin 1658, të gjitha provincat lindore daneze i’u dorëzuan Suedisë me Traktatin e Roskillit.

Në holandisht, skocezisht dhe gjermanisht – gjuhë të orientuara tradicionalisht në tregti dhe transport – (në variacione të ndryshme) është përdorur historikisht emri ”Gothenburg” për qytetin, ndërsa forma franceze e emrit të qytetit është Gothembourg. Pa zëvendësuar këto forma, përdorimi i emërtimit suedez Göteborg ”Jëtebori” është përhapur në gjuhë të tjera vitet e fundit.

*Kulturë*
Goteborgu ka një gamë të gjerë institucionesh kulturore, duke përfshirë teatrot dhe muzetë. Në vitin 1994 u inagurua një sallë e re opere.
Tek muzetë përfshihen muzetë e artit, dizajnit dhe artizanatit, historisë detare, historisë natyrore, shkencës, Indisë Lindore, etj… Gjithashtu në Göteborg gjejmë dhe Muzeun e Kulturës Botërore, i cili u hap në vitin 2004.
Kopshti Botanik i Goteborgut konsiderohet si një nga kopshtet botanike më të rëndësishme të Evropës.
Parku i lojërave Lisenberg, është më i madhi në Skandinavi dhe një nga atraksionet më të njohura në Suedi.

*Universitetet*
Universiteti i Jëteborit.
Universiteti i Teknologjisë Salmers.
Universiteti i Teknologjisë së Informacionit të Jëteborit.
Shkolla e Ekonomisë dhe e Drejtës Tregtare e Jëteborit.

*Politikë*
Komuna është e ndarë në 10 departamente komunale vetëqeverisëse, të cilat janë përgjegjëse për shërbimet e arsimit fillor si dhe shërbimet sociale, të kohës së lirë dhe kulturore brenda zonave të tyre. Një pikë diskutimi është fakti se bordet e këshillit të këtyre drejtorive bashkiake nuk pasqyrojnë shumicën vendore, por ato ndjekin shumicën në Bashki për të gjithë bashkinë. Në zgjedhjet e vitit 1998, tre komuna: ato, Askim, Torslanda dhe Elfsborg, mbajtën referendume lokale për komunat e tyre, por kërkesat e tyre u refuzuan nga qeveria suedeze.

Pregatiti Eduart Ndreu
Bild: #goteborgco.se

Leave feedback about this

  • Rating