Rregulla të reja për kontroll pasaporte nga Migrationsverket.
Dje kanë hyrë në fuqi procedurat e reja për kontrollin e pasaportave.
Kjo do të thotë se ju kur të aplikoni për një leje qëndrimi dhe ju kërkohet pasaporta, atëherë ju duhet të vizitoni Agjencinë Suedeze të Migracionit, ambasadën ose konsullatën për të treguar pasaportën tuaj përpara se të merret vendimi mbi aplikimin tuaj.
Nëse Migrationsverket do kërkojë të shohë pasaportën tuaj, do t’ju kontaktojnë me informacione se si të caktoni një takim për ta paraqitur atë. Ju nuk duhet të dorëzoni pasaportën tuaj.
Proçedurat e reja ju prekin juve kur:
📌 Aplikoni për leje pune ose leje për të vetëpunësuar,
📌 Aplikoni për një leje qëndrimi për të jetuar me dikë në Suedi,
📌 Aplikoni për një leje qëndrimi për studime ose kërkime shencore.
📌 Ata që kanë një leje qëndrimi për studime në nivelin e mesëm (gjimnaz), ose janë të lidhur me një person që ka aplikuar për azil.
Dëshironi të dini më shumë? Vizitoni faqen e internetit të Migrationsverket: https://www.migrationsverket.se/Om-Migrationsverket/Aktuella-fragor/Skarpt-kontroll-av-pass.html
përgatiti në shqip Eduart Ndreu.

Leave feedback about this