Qeveria do të forcojë kontrollin kufitar hyrës në Suedi
Suedia

Qeveria do të forcojë kontrollin kufitar hyrës në Suedi

Kontrolli  kufitar për hyrjet në Suedi do të intensifikohet në sajë të përkeqësimit të situatës së sigurisë, thekson qeveria. Plani është që vendimi të merret të enjten, deklaroi kryeministri Ulf Kristerson (M) në një konferencë për shtyp.

– Njerëzit që s’kanë lidhje të forta me Suedinë nuk duhet të jenë në gjendje të vijnë në Suedi për të kryer krime, tha ai.

Qeveria po punon në një front shumë të gjerë në situatën e tensionuar të sigurisë, thotë kryeministri. Një pjesë në anë diplomatike dhe pjesa tjetër me anë të inteligjencës.

-Ne jemi në kontakt të përditshëm me shërbimet e inteligjencës suedeze për momentin, kaq shumë serioze mendojmë se është situata, tha Kristersson.

Arsyeja kanë djegiet e Kuranit të kryera në Suedi, të cilat çuan në protesta të gjera në disa vende myslimane.

Sipas Säpo, situata e sigurisë është përkeqësuar në Suedi dhe ata merren vazhdimisht me kërcënime sulmesh terroriste . Suedia është kthyer nga një objektiv legjitim i sulmeve terroriste në një objektiv prioritar.

“Ne ndodhemi në situatën më serioze të politikës së sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkroi Kristersson në Instagram këtë fundjavë.

Kryeministri mori kritika të shumta për përdorimin e Instagramit që të komunikonte diçka kaq serioze dhe se nuk pranon pyetje nga mediat në një situatë vulnerabël për vendin.

Marrë nga: TT nyhetsbyrån

Shqipëroi Eduart Ndreu


					

Leave feedback about this

  • Rating