Magdalena Andersson zgjidhet kryetarja e re e Socialdemokratëve.
Suedia

Magdalena Andersson zgjidhet kryetarja e re e Socialdemokratëve.

 Kryetarja e re e partisë Socialdemokrate është Magdalena Andersson.  
Pas votimit të së enjtes në kongresin e partisë, ku ministrja i financave ishte e vetmja e propozuar për këtë post, ishte të thuash e qartë zgjedhja e saj si lidere e re pas Stefan Löfven i cili udhëhoqi socilaldemokratët për gati dhjet vjetë.

 
(bild från svt)

– Ndjej përulësi të madhe përpara detyrës, por mbi të gjitha jam jashtëzakonisht e motivuar për të udhëhequr partinë tonë të madhe dhe krenare, tha Andersson pas zgjedhjes së saj.

 Votimi në sallën e kongreseve në Goteborg përfundoi për pak sekonda.  Ishte  diçka që pritej që Andersson të merrte postin drejtues të partisë pas Löfven.

 – Puna jonë nuk ka qenë e vështirë.  Që të 26 distriktet që paraqitën propozimet kishin një kandidat, pikërisht Magdalena Andersson, tha kryetarja e komitetit të nominimit, Elvy Söderström, përpara votimit.

 Pas shpalljes së rezultatit të votimit, Andersson u prit me duartrokitje nga të pranushmit, në kohën që ajo la vendin e saj pranë Löfven për t’u ngjitur në podium.

 “Do bëj atë që duhet”

 Fjalimi zyrtar i marrjes së udhëheqjes së socialdemokratëve do të mbahet të premten, por megjithatë  gjatë fjalës së falënderimit, kryetarja e re e partisë vuri në dukje tre fusha që i sheh si prioritete në politikën e partisë për vitet e ardhshme: mirëqenien sociale, ndryshimet klimatike dhe luftën kundër krimit.

 – Do të punojmë që të kthejmë çdo gur për të thyer segregacionin dhe të zhdukim dhunën që kërcënon të gjithë komunitetin tonë.  Ne do e bëjmë këte në mënyrën që socialdemokratët e kanë bërë gjithmonë.  Duhet të themi atë që është  ashtu siç është dhe të bëjmë atë që duhet bërë.

 Është ende e paqartë nëse ajo do të bëhet kryeministre e Suedisë.

 Janë shumë ata që flasin se Magdalena Andersson mund të shkruajë histori dhe të bëhet kryeministrja e parë femër e Suedisë, por rruga për atje nuk është e lehtë.

 Në mënyrë që Andersson të jetë në gjendje të marrë përsipër detyrën e kryeministrit, kërkohet që Partia e Qendrës dhe Partia e Majtë ti japin asaj mbështetjen e tyre në votimin e ardhshëm për zgjedhjen e kryeministrit të ri.  Deri më tani, palët nuk kanë dashur të japin ndonjë informacion të qartë për këtë çështje, por të dyja kanë bërë kërkesa specifike për t’i dhënë asaj mbështetjen e tyre.

 Në konferencën e saj të parë për shtyp si kryetare e partisë, Andersson bëri të ditur se do të zhvillojë bisedime me palët dhe se ajo sheh një rrugë bashkuese ku ato të bien dakord.

 – Mund të them se kanë kaluar vetëm 17 javë që kur Riksdag votoi për një kryeministër socialdemokrat.  E vetmja gjë që ka ndodhur që atëherë është se kemi ndërruar kryetar partie.  Kështu , natyrisht, unë shoh mundësi, tha ajo.

Burimi: https://amp.svt.se/nyheter/inrikes/nu-valjs-ny-s-ledare

Shqipëroi dhe përpunoi Eduart Ndreu

Leave feedback about this

  • Rating