Informacion për fëmijët që lindin në Suedi
Informacione të rëndësishme

Informacion për fëmijët që lindin në Suedi

 

INFORMACION
PËR FËMIJËT E LINDUR NË SUEDI 🇸🇪

ℹ️1.
Një fëmij që prindërit e të cilit/ciles kanë leje qëndrimi në Suedi.

Në momentin që lind fëmija spitali dërgon tek zyra e taksave formularin /çertifikatën e lindjes dhe Skatteverket /Zyra e taksave bën folkbokförd /regjistrimin e fëmijës duke marrë dhe numrin personal suedez.

⛔ Por ky regjistrim nga Zyra e taksave NUK ËSHTË LEJE QËNDRIMI.

✅ QË FËMIJA TË KETË NJË LEJE QËNDRIMI NË SUEDI DUHET APLIKOJ NË ZYRËN E MIGRACIONIT SUEDEZ.

☑️Përpara se të filloni aplikimin në migracion duhet të bëni disa veprime.
1. Ju duhet të merrni nga Skatteverket Födelsebevis / Personbevis të foshnjës tuaj.
Mund ta merrni direkt në gjuhën Angleze që të mos keni nevojë ta përktheni. Pastaj duhet ta dërgoni në Zyrën e Noterizimit/Advokat që ka vulë apostile (jo çdo zyre ka vulë apostile)
☑️Në momentin që i keni vendosur vulen apostile këtij dokumenti e dërgoni në Shqipëri.
☑️Nëse familjari juaj ka të njëjtin mbiemer si ty nuk ka nevoj për prokurë
☑️Nëse do autorizoni një përson tjetër duhet të ketë prokure /autorizim nga ty që e merr në Suedi aty ku merr vulen apostile.

Autorizim
Unë filan fisteku ( emri mbiemri juaj dhe nr pasaportës suaj) autorizoj filanen, filanin ( emer mbiemer nr pasaporte të përsonit në fjalë)
Të bëj regjistrimin e fëmijës (emër mbiemer të foshnjës)

Ky autorizim skadon nga momenti që bëhet regjistrimi dhe shkruan datën.

KUJDES
NËSE NUK DONI QË KY AUTORIZIM TË KEQ PËRDORET PËR TË DREJTAT TUAJA JURIDIKE NË SHQIPËRI, PERCAKTONI ARSYEN E KËTIJ AUTORIZIMI.

Se kështu fillojnë fjalët, shamata, intrigat deri tek Shihemi në gjygj.

⛔ Askush nuk ka të drejtë të marr leket e foshnjës suaj pa autorizimin tuaj.
💵 Leku prish familjarët, shoqërinë, etj.
🙏Respektoni privatësinë tuaj nëpërmjet autorizimit /prokurës suaj.

✅Pasi është bërë regjistrimi i foshnjës suaj në Shqipëri, atëherë mund të hyni tek e-albania me të dhënat tuaj si prindër dhe Rrezervoni orarin, ditën për të aplikuar për pasaportë Shqiptare tek ambasada shqiptare në Stockholm.

✅Në momentin që merrni pasaportën e foshnjës suaj mund të aplikoni në migrationsverket për leje qëndrimi.
Fëmija merr leje qëndrimi në Suedi aq gjatë sa prindërit kanë.

ℹ️ 2.
Thjeshtë se një foshnje lind në Suedi, nuk merr automatikisht as nr personal suedez, as leje qëndrimi në Suedi
⛔ As prindërit nuk marrin leje qëndrimi në Suedi thjeshtë se foshnja e tyre lind në Suedi.

 

Përgatiti VM

Leave feedback about this

  • Rating