Dentisti në Suedi dhe mbështetja dentare
Shëndetësi

Dentisti në Suedi dhe mbështetja dentare

“Dentisti në Suedi dhe mbështetja dentare“

Çfarë duhet të kemi parasysh? 

Është koha për një vizitë dentare, ekzaminim tek dentisti? Ju që jeni të siguruar në Suedi keni kujdes dentar falas deri në ditën kur mbushni 23 vjeç.
Pas kësaj ju duhet paguani vetë për kujdesin dentar, megjithatë ju mund të merrni mbështetje shtetërore për kujdesin dentar. Nëse keni nevoja të veçanta për kujdesin dentar, mund të keni gjithashtu të drejtën për mbështetje të kujdesit dentar nga rajoni juaj.

“Mbështetja dentare”
Ëgzistojnë dy përfitime të kujdesit dentar, mbështetja shtetërore e kujdesit dentar që synon të gjithë popullatën e rritur dhe kujdesi dentar për tarifën e kujdesit shëndetësor që u jepet të rriturve me nevoja të veçanta për ndërhyrje të kujdesit dentar.
Kujdesi dentar për tarifën e kujdesit shëndetësor financohet nga rajonet.

✅Mbështetje dentare financuar nga qeveria
Subvencionimi shtetëror për kujdesin dentar është kontributi i shtetit në kujdesin dentar të individit. Ai duhet të ruajë një shëndet të mirë dentar dhe të ofrojë kujdes dentar me një kosto të arsyeshme, për ata me nevoja të mëdha. Mbështetja përbëhet nga një ndihmë e përgjithshme për kujdesin dentar, një ndihmë e veçantë për kujdesin dentar dhe një mbulim kur egziston një kosto të lartë.

Ndihma e përgjithshme e kujdesit dentar duhet të inkurajojë të rriturit që të vizitojnë rregullisht dentistin për ekzaminime dhe kujdesin për të parandaluat dëme më të mëdha. Kontributi shtetëror është 300kr ose 600kr në vit, kjo në varësi të moshës suaj.

Granti i posaçëm i kujdesit dentar duhet të ofrojë mbështetje për kujdesin parandalues ​​për pacientët të cilët, për shkak të sëmundjeve ose aftësive të kufizuara të caktuara, janë në rrezik të shtuar për të pasur probleme me dhëmbët e tyre.

Pjesëmarrja e ndihmës shtetërore për kostot e larta, do të thotë që shteti mbulon një pjesë të kostove të kujdesit tuaj dentar kur ato i kalojnë 3,000kr, ose më shumë sipas listës së çmimeve të referencës. Nëse përdorni shtesën tuaj të kujdesit dentar, kjo shumë nuk përfshihet në kostot tuaja të kujdesit dentar. Më pas do të merrni kompensimin e mëposhtëm:

Ju përfitoni
– 50% të kostove që tejkalojnë 3,000kr sipas listës së çmimeve të referencës
dhe
– 85% të kostove që tejkalojnë 15,000kr sipas listës së çmimeve të referencës.

“Nëse dentisti vendos një çmim më të lartë se çmimi i referencës për çdo masë të përfshirë në trajtim, ju nuk do të merrni mbështetje për kujdesin dentar për këtë pjesë të tepërt.”

Pjesëmarrja e ndihmës shtetërore mbi koston e lartë llogaritet për ndihmën dentare që ju merrni gjatë një periudhe dymbëdhjetë mujore. Ju mund të vendosni vetë nëse një periudhë e re kompensimi duhet të fillojë përpara skadimit të periudhës së mëparshme, e cila mund të jetë e dobishme nëse jeni duke u përballur me një trajtim të madh.

✅ Mbështetja dentare e rajoneve

Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë kanë kujdes dentar falas deri në ditën kur mbushin 23 vjeç.

Pas një vlerësimi individual, rajonet ofrojnë mbështetje për grupet e mëposhtme në formën e kujdesit dentar me tarifën e kujdesit shëndetësor:

1: Persona që kanë disa sëmundje afatgjata ose aftësi të kufizuara të caktuara.
2: Personat që kanë nevojë të qëndrueshme për kujdes të plotë dhe ndërhyrje të kujdesit social ose që mbulohen nga LSS.
3: Personat që kanë nevojë për kujdes dentar si pjesë e trajtimeve të sëmundjeve të caktuara.
4: Persona që marrin trajtime të caktuara kirurgjikale orale.

*Azilkërkuesit dhe refugjatët pa dokumente kanë të drejtën e kujdesit urgjent dentar. Ata paguajnë 50kr tarifë për vizitë.

Burimi: https://www.tlv.se/privatperson/hur-fungerar-tandvardsstodet.html
(Foto nga tlv)

Mundësoi në shqip Eduart Ndreu

Leave feedback about this

  • Rating