•Çfarë është facket dhe përse duhet të jemi antarë të saj?
Facket, ose shqip sindikata, është një organizatë që përfaqëson ne dhe kolegët tanë në punë përballë punëdhënësit. Sindikata punon për të mbrojtur interesat dhe të drejtat tona dhe negocion, për shembull, pagën, sigurimet, ditët e pushimit, pensionet dhe shumë më tepër. Të qenit pjesë e sindikatave na bën më të fortë së bashku.
Shkurtimisht:
•Sindikata negocion shumë kushte për ne të punësuarit.
Për shembull, pagat, sigurimet, ditët e pushimeve, pensionet dhe shumë më tepër.
Sindikata mund të na ndihmojë në negociatat me punëdhënësin tonë.
Ka sindikata të ndryshme në varësi të industrisë dhe profesionit në të cilin ne punojmë. Kjo i bën sindikatat më të specializuara veçanarisht për profesionin tonë, për këtë arsye ata janë më të mirët për të na ndihmuar.
E gjithë kjo e bën të rëndësishëm antarësimin në sindikatën e saktë që na përfaqëson.
Sindikatat janë përgjegjëse për disa ndryshime të mëdha në shoqëri.
Për shembull, që kemi një ditë pune 8 orëshe, të paktën pesë javë pushim dhe të drejtën e lejes prindërore.
Një sindikatë me shumë anëtarë ka një mundësi më të madhe për të ndikuar.
•Kur kam nevojë për facket?
Ndonjëherë mund të mos dalë ashtu siç e kisha planifikuar.
Mund të mos jem dakort me shefin tim?
Nuk e kam marrë rrogën që duhej të merrja?
Atëherë është mirë të mos jem vetëm.
Nëse lind një problem në punë, unë keni sindikatën në krah. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të anëtarësohemi.
(Do huazoj një shprehje të Kozeta Palukës: “Anetarësia në Sindikatë është njësoj si siguracioni i makinës. Mund ta paguash gjithë jetën dhe ta përdorësh vetëm atëherë kur të ndodh aksidenti.
Ose asnjëherë në jetë, por e di që je i sigururuar.“)
•Çfarë përfitoj nga anëtarësimi në sindikatë?
Sindikata juaj negocion shumë për ju. Nëse punëdhënësi juaj ka një kontratë kolektive, ju keni të drejtë, për shembull, një nivel minimal të pagës, ditë pushimi, pension, sigurim dhe shumë më tepër.
Me anëtarësimin në sindikatë, ju merrni mbrojtje në punë që përndryshe ju mungon.
•Në cilën nga të gjitha sindikatat duhet të antarësohem?
Në Suedi, janë ndarë industritë dhe profesionet midis sindikatave të ndryshme. Prandaj sindikatat përgjegjëse për industrinë tuaj janë ekspertë në punën tuaj të veçantë.
Në këtë link gjejmë se cila sindikatë është e duhura: https://fakta.lo.se/hitta-ditt-fackforbund/
•Si mund të bëhen më të forta sindikatat?
Nëse shumë punonjës janë anëtarë të një sindikate, kjo rrit fuqinë e të gjitha negociatave që sindikata ka me punëdhënësin. Sa më shumë të jemi, aq më shumë mund të ndikojmë.
✅ Nëse nuk jeni anëtar i një sindikate, është mirë të bëheni sot!
-Marrë nga #fakta.lo.se
Shkruar nga Eduart Ndreu për
#shqiptaretnesuedi
@alla

Leave feedback about this