Autorët
Eduart Ndreu
administrator
Lindur në fshatin Tarazh të Mirditës në fund të viteve 70’të. Mbraron shkollën tetëvjeçare në fshat dhe gjimnazin e përgjithshëm në shkollën Bardhok Biba në Rrëshen. Dëshira e madhe e të lexuarit erdhi që në vitet e para të fillores (ku nderohet me medaljen ”Miku i vogël i librit” që në klasën e peste) dhe nuk është shterruar akoma! Nxënësi i vetëm i shkollës i baonuar në revistën e atëhershme ”Horizont”! Dëshira e të lexuarit i është binjakëzuar me atë të shkruarit. Adhurimi për matematikën e veçoi nga fëmijët e tjerë, duke marrë pjesë dhe duke fituar një herë vendin e parë dhe një herë vendin e dytë në Olympiadën e matematikës në shkallë rrethi. Pas mbarimit të maturës në vitin 1997 emigron në Greqi, me shpresën për të punuar një vit dhe pastaj për t’u kthyer që të vazhdojë universitet… mbeti vetëm si dëshire… Ka jetuar në Athinë për 19 vite deri në vitin 2016 kur erdhi në Stockholm. Pas një viti e gjysëm transferohet në Nässjö ku punon si shofer në Postnord. Që kur erdhi në Suedi, duke parë se kishte shumë pak mundësi informimi mbi jetën dhe legjislacionin suedez, angazhohet me krijimin e një faqe në Facebook ku përktheu nga suedishtja mjaft informacione që ishin të neveojshme për komunitetin shqiptar të Suedise. Më vonë krijon dhe webfaqen Albaner.nu e cila sjell çdo ditë e më tepër informacione për gjithë komunitetin. Ideator dhe kryetar i shoqatës Vatra në Nässjö. I martuar, me dy fëmijë. Flet shqip, suedisht, greqisht, anglisht dhe në nivel komunikimi italisht.
Arian Davidhi
author
Lindur në Lushnjë. Pasi mbaroj dhe shkollën e mesme të përgjithshme, në vitin 1995-96 kryej shërbimin ushtarak në Tiranë në repartin e forcave speciale “Komando”. Detyrat toga e ndërlidhjes, përkthyes i autorizuar në stërvitje të përbashkëta me USA marinës force. Adjutant i komandantit të shkollës së oficerave. 1998 -2018 emigroj për në Greqi, Athinë ku do studioj dhe punoj për afro 20 vjet. Fillimisht në Greqi studioj dhe çertifikoj , gjuhën angleze edhe gjuhën greke si gjuhë të dytë deri në nivelin C1 me Hellenic American Union. Aty vazhdoj edhe seminaret si mësues i anglishtes në vitin 2004 për 6 muaj. Paralelisht kryej edhe mësimet e para ne Windows dhe Microsoft office. Në vitin 2013-2016 kryej studimet si teknik i rrjeteve kompjuterike dhe telekomunikacionesh në IEK AKMI Athinë. Në 2018 shperngulem për në Stockholm Suedi, ku punoj në sektorin e transportit . Kryej edhe studimet SFI(svenska språket för invandrare). Pas kësaj vazhdoj studimet e gjuhës suedeze në Komvux Södertälje në nivelin SAS (Svenska som andraspråk)
Bashkoju ekipit!
Keni pasion shkrimin e artikujve? Dëshironi te flisni për temat që dashuroni? Na dërgoni kerkesën tuaj me email duke klikuar më poshtë.