Suedi: Kujdes mashtrimet nga telefoni!!
Këto javë janë shtuar shumë rastet e mashtrimeve me anë të telefonit.
Individë që nuk janë banues në Suedi po boshatisin llogaritë bankare me anë të mashtrimit.
Janë të shumtë ata që po mashtrohen dhe veçanarisht moshat e mëdha, pensionistët, këtu në Suedi.
Kujdes! Mund t’ju marrin në telefon dhe të ju prezantohen si punonjës të administratës, nga policia, nga banka, apo nga zyra të tjera dhe ju kërkojnë të bëni veprime të ndryshme nga telefoni si dhd të përdorni bankid tuaj.
Mos e bëni!
Mbyllni telefonin dhe lajmëroni policinë!
✅Mua personalisht më morën dje, gjoja nga policia kufitare suedeze, më thanë se ka një problem me pasaportën time, ku më janë vjedhur të dhënat, më thanë se do më dërgonin një adresë interneti ku duhet të bëja denoncimin dhe ta firmosja me bankid!!!
“Sigurisht që policia kufitare suedeze nuk dinte të fliste suedisht!”????
????Kujdes, kujdes, kujdes!
Ka shumë raste të tilla kohët e fundit!
Mos bini pre e mashtruesve ordinerë!
✅Asnjë shërbim suedez nuk ju merr në telefon që t’ju kërkojë të aprovoni diçka me bankid. Asnjë!
/ Eduart Ndreu

Leave feedback about this