A.Halili Justice Juristbyrå AB
Në vijim të pyetjeve të shumta nga bashkatdhetarët ne lidhje me kritikën e bërë nga Avokati i Popullit (JO) kundrejt Agjensisë Suedeze të Migracionit për vonesat e stërzgjatura në trajtimin çështjeve të migracionit sqaroj se si funksionon Agjensia e Migracionit.
Agjencia e Migracionit duket sikur funksionon si një shtet me vete por ne fakt financiohet dhe merr mandatin e saj nga Parlamenti dhe Qeveria Suedeze, te cilat formësojnë politikën e migracionit të Suedisë. (Ky paragraf përfshin tolerancën e treguar ndaj përgjegjësisë në procesin e migracionit).
Persa i përket hierarkisë në çështjet e migracionit në Suedi rolin kryesor e ka organi vendimmarrës, që në këtë rast është Agjencia e Migracionit dhe ndiqet nga instancat e krijuara ne njësi të vecanta të procesit administrativ në Stokholm, Göteborg dhe Malmö.
Atëhere procedura e zakonshme për një çështje të së drejtës administrative sic jane ceshtjet e migracionit vijon që vendimi i Agjencisë së Migracionit apelohet në një gjykatë migracioni në njësinë e procesit administrativ ku ndodhet gjykata kompetente. Gjykatat e migracionit (Migrationsdomstolar) janë pjesë e gjykatave administrative (förvaltningsrätter) qe përbëhen nga gjykata administrative, gjykata e apelit (kammarrätten) dhe Gjykata e Lartë Administrative (Högsta domstol/ Migrationsöverdomstolen). Mbi njësitë e procesit të menaxhimit punon një menaxher i procesit, d.m.th. avokatë ose juristë ku detyrat kryesore e të cilëve janë të ngrenë padi kundrejt Agjencisë së Migracionit në rastet e ankimuara. Ky proces perfshin gjithashtu dhe shqyrtimin e ankesave të pranuara, rishqyrtimin e vendimeve te ndryshme si p.sh. në përputhje me kapitullin 13 Neni 13 i Ligjit për të Huajt dhe vendos për çështjet mbi pengesat e ekzekutimit sipas kapitullit 12 Seksionet 18 dhe 19 të ligjit për të huajt.
Hierarkia e gjykatave të migracionit në Suedi:
1.Gjykatat administrative (Förvaltningsrätterna) janë shkalla e parë ndër gjykatat e përgjithshme administrative. Individet ankohen në gjykatën administrative kundër vendimeve të autoritetit me të cilat nuk jane të kënaqur. Një gjykatë administrative vendos mosmarrëveshjet midis individëve dhe autoriteteve dhe mosmarrëveshjet midis kompanive dhe autoriteteve.
2.Gjykatat e apelit (Kammarätter) janë të shkallës së dytë ndër gjykatat administrative dhe shqyrtojnë çështjet që janë vendosur më parë në gjykatën administrative. Në Suedi ka gjithsej katër gjykata apeli (Göteborg, Jönköping, Stockholm dhe Sundsvall). Çështjet në Gjykatën e Apelit mund të kenë të bëjnë me mosmarrëveshjet ndërmjet një personi dhe një autoriteti.
3.Gjykata e Lartë Administrative është shkalla e fundit ndër gjykatat administrative. Këtu shqyrtohen vetëm ato ankesa nga Gjykata e Apelit që kanë marrë leje apelimi (disa vendime nuk ofrojne mundesi per riapelim). Detyra e Gjykatës së Lartë Administrative është të shqyrtojë vendimet që ankimohen nga njëra prej katër gjykatave të apelit.
Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për autoritetet gjyqësore, duke përfshirë policinë, prokurorinë, gjykatat dhe shërbimin korrektues. Departamenti drejtësisë është gjithashtu përgjegjës për çështjet e migracionit dhe integrimit.
Për gabimet e kryera nga migracioni gjatë shqyrtimit dhe trajtimit të rasteve individuale si p.sh. vonesat e procesit gjatë përpunimit te çështjes dhe mangësitë sistematike ligjore drejtohen ankesa nga juriste dhe avokatet drejt JO (Avokatit te popullit). Kjo ka ndodhur dhe në rastin tim që thjesht në mënyrë vullnetare kam kontribuar me ankesa për të ndihmuar klientet e mi që shpeshherë nga vendimet e gabuara të migracionit rrezikojnë të shkatërrojnë jetën e tyre dhe familjarëve të tyre.
Mbas inspektimit të trajtimeve të rasteve individuale JO mund te ndërhyje dhe ti kërkojë Qeverisë që të merren masa të menjëhershme në ndryshimin e procesit të migracionit. Ketu përfshihen dënimet tolerante ……..
Atëhere për pyetjen tuaj “perse nuk ndryshon asgje me kritikat” nuk mund të ofroj një pergjigje të saktë por besoj se nga fillimi i shkrimit e keni kuptuar vetë pergjigjen dhe si kontrollohet dhe funksionon Agjensia e Migracionit. Në shumë raste më duhet të respektoj kodin etik për profesionin qe ushtroj prandaj dhe nuk mund të jap përgjigjet e duhura.
A do ketë ndonje ndryshim ne të ardhmen?
Ne rast se është në interes te organit shtetëror që menaxhon Agjensinë e Migracionit po, në të kundërt jo.
Që të bëjmë një perpjekje (me anë te protestave ose në mënyra të tjera) dhe të kontribuojme në ndryshimin e procesit te migracionit do të duhet që popujt të cilët preken nga vendime negative të kenë mbështetjen e duhur nga autoritetet përkatëse të shteteve te tyre dhe perfaqësuesë kompetente e te denjë në çështjet ligjore dhe të migracionit. Duhet të bëjmë përpjekje që të kemi rezultat dhe jo thjesht promovime publike.
Në hierarkinë e sistemit ligjor nuk kam përmëndur institucionet Europiane.
Ju uroj të gjithëve një Vit të mbarë dhe të begatë!
Me shumë respekt,
Anila Halili- juriste e kualifikuar
me diplomë master në juridik, Universiteti i Uppsalës në Suedi, diplomë juridiku nga Fakulteti i Drejtësisë Athinë, Greqi.
#AHaliliJusticeJuristbyråAB
info@halilianilajuristbyra.se
072 933 99 21

Leave feedback about this