Këtu do mundohemi të paraqesim një udhëzues se si duhet të veproni kur dëshironi më në fund të bëni hapin tuaj dhe të krijoni biznesin tuaj të parë.
A është më në fund koha për të kapur ëndrrën?Apo është sipërmarrja hapi tjetër për t’u zhvilluar dhe për të siguruar jetesën nga profesioni juaj?
Pavarësisht këtyre, fillimi i biznesit tuaj është një hap i madh për ju që për momentin jeni një i punonësuar – por edhe një hap emocionues.
Çfarë duhet për të filluar biznesin tuaj?
Në varësi të llojit të kompanisë që ju do zgjidhni, ka rregulla paksa të ndryshme.
Kapitali aksionar minimal i lejuar në shoqëritë private të kufizuara është 25,000 SEK që nga 1 janari 2020.
- ”Ne shkrimet pasuese, do ju informojmë dhe mbi llojet dhe karakteristikat e firmave të ndryshme ”.
Kur filloni një biznes, ka disa gjëra që duhen marrë parasysh.
Sipërmarrësi të ndryshëm kanë përpiluar disa pika të rëndësishme në këtë listë kontrolli:
- Cila është ideja juaj e biznesit? Ndani idenë me njerëzit që ju besoni dhe merrni mendimin dhe sugjerimet e tyre.
- Kush do jenë klientët tuaj? Ju duhet të mendoni dhe të vendosni grupin që ju synoni të mbështeteni.
- Hulumtoni tregun. A ka kompani që bëjnë tashmë atë që bëni ju, dhe nëse po, si mund t’a bëni ju më mirë dhe të konkurroni me ta?
- Cili është qëllimi i biznesit tuaj? A duhet të rritet dhe të ketë shumë punonjës dhe qarkullim të lartë, apo duhet të jeni vetëm ju dhe ajo çfarë ju bëni?
- Cila formë e kompanisë është më e mirë për të zgjedhur? Një firmë personale (enskild) ose firmë me përgjegjësi të kufizuar (AB) janë më të zakonshmet.
- Bëni një plan biznesi.
- Si do e financoni fillimin e kompanisë? Hetoni mundësitë për grante fillestare dhe lloje të tjera kredish dhe zgjidhje financimi.
- Regjistroni kompaninë tuaj dhe personin me të drejtë firme në Agjencinë Tatimore (Skatteverket).
Mbështetje dhe ndihmë për ata që fillojnë një biznes.
Shumë pronarë të bizneseve të vogla zgjedhin të ndjekin ndonjë kurs fillestar në mënyrë që të informohen për të filluar ashtu siç duhet. Ndoshta ka një në komunën tuaj ose në Nyföretagarcentrum afër jush? Ka mjaft shoqata të sipërmarrësve që gjenden në të gjithë vendin dhe si anëtar i tyre ju keni mundësi të mëdha për mbështetje dhe ndihmë si një sipërmarrës i sapofilluar.
Mënyra të mira për të marrë ndihmë:
- Verksamt.se është Zyra Suedeze e Regjistrimit të Kompanive Bolagsverket, Agjencia Suedeze e Taksave Skatteverket dhe Agjencia Suedeze e Rritjes Tillväxtverket kanë krijuar një faqe interneti me informacion të përmbledhur.
- ALMI Företagspartner. Për ju që keni plane për të filluar një biznes ose që sapo keni filluar një të tillë. ALMI është në dispozicion në çdo zonënë të Suedisë. www.almi.se.
- Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve EEN. Ju ndihmon nëse keni pyetje mbi rregullat tregut të biznesit brenda BE’së. www.euroinfo.se, 020-93 10 10.
- Fondacioni për mbledhjen e fondeve IFS. Rådgivningscentrum. Ju ndihmon ju që jeni i ri në Suedi për të filluar një biznes dhe ka, ndër të tjera, këshilla falas në gjuhë të ndryshme. www.ifs.a.se, 08-693 99 45.
- Qendra e sipërmarrësve të rinj NyföretagarCentrum. Është e disponueshme në shumë vende rreth Suedisë dhe ofron mbështetje për kompanitë fillestare. www.nyforetagarcentrum.se
- Qendra Operative e Fillestarëve Startlinjen. Telefononi dhe merrni informacion dhe njohuri pa pagesë. Një shërbim nga Tillväxtverket.020-35 10 10.
Përgatiti për Shqiptarët në Suedi Eduart Ndreu

Leave feedback about this