Koreja e Veriut: Konfirmohet viktima e parë nga COVID, identifikohen 18 mijë raste të reja.
Sot Koreja e Veriut ka regjistruar viktimën e parë nga Corona virus.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se viktima ishte infektuar me variantin Omicron.
Ata njoftuan gjithashtu se 18000 persona janë konfirmuar të infektuar me covid.
Në fakt është për t’u habitur, pasi vetëm dje Koreja e Veriut njoftoi infektimin e parë në vend!
Kim Jong Un urdhëroi një lockdown të përgjithshëm në vend.
Autoritetet vendase u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat, në mënyrë që përhapja e virusit të jetë sa më e vogël.
/albaner.nu

Leave feedback about this