Java e fundit e Kreshmes njihet si Java e Madhe dhe fillon me të dielën e Larit (një të dielë përpara Pashkëve). Me festën e Larit ose festën e Palmave përkujtohet hyrja e Zotit Jezus në Jerusalem. Të 4 ungjinjt rrëfejnë me detaje hyrjen kremtore të tij, dhe në ungjillin sipas Lukes (Lu 19) është si vijon…
Kur iu afrua Betfages dhe Betanisë, afër malit që quhet i Ullinjëve, dergoj 2 nxënës dhe u tha:
Shkoni në fshatin që është përballe. Sa të hyni në të, do të gjeni një gomar të lidhur, në shpinë të të cilit ende askush nuk ka hipur.
Zgjidheni dhe silleni!
Nëse ndokush ju pyet: Pse po e zgjidheni?
Thoni keshtu:
Po i duhet Zotërisë!
E ndersa ai ecte mbi gomar, njerëzit i shtronin udhës petkat e veta, duke kënduar plot gezim lavde për veprat e mrekullueshme të tij.
“Qoftë bekuar ai që vjen mbret në emër të Zotit!
-Atëherë disa farisenj që ishin në popull i thanë:” Mësues qortoji nxënësit e tu!
Ai u pergjigj:
-Unë po ju them: nëse këta do të heshtin, gurët do të klithin!
Kronologjia e ditëve të fundit të Jesusit këtu mbi tokë vazhdon gjatë leximeve të ungjinjve pergjatë të Hënës, të Martës dhe të Mërkurës me theks të veçantë tek:
E Enjtja e Madhe, dita kur përkujtohet nata dhe Darka e fundit me dishepujt e tij. Është momenti i themelimit të Ekuaristise (meshës së shenjtë) dhe larja e këmbëve të apostujve, si shembull sherbimi ndaj më të vegjëlve. (Gjest të cilin edhe Papa e kryen çdo vit ne vatikan).
Gjatë darkës:
Jesusi mori buken, pasi u falenderua tha:
– Merrni e hani ky është korpi im që do flijohet për ju.
Pastaj mori kelkun dhe tha:
-Merrni e pini ky është kelku i gjakut Tim i cili do derdhet për ju.
E Premtja e madhe është dita e mundimeve dhe vuajtjeve tij, gozhdimi dhe vdekja mbi kryq. Dita e parë në varr.
Vdekja e tij ndodhi nga pasditja e së premtës, perpara se dielli të perëndonte ndërsa kryqëzimi diku nga mengjesi. Vendoset në varr pa iu kryer ritet specifike përshkak se për hebrenjt fillonte e Shtuna (Shabat).
E Shtuna e Madhe: është dita e 2 ne varr, një dite heshtjeje dhe lutjeje. Në Shqiperi është tradite që të bekohen ushqimet që konsumohen për Pashkë.
Ndërsa E Diela është festa,ringjallja, jeta… Është ngadhenjimi mbi vdekjen, mbi mëkatin, kalimi nga vdekja në jetë. Është koha kur gratë shkojnë tek varri i Jesusit për t’i pastruar trupin dhe lyer me vajra
erë-mirë që ta përgatisin për varrim. Por ato bëhen lajmëtaret e para te ringjalljes së tij, pasi guri i varrit është i rrokullisur dhe trupi nuk është më aty.
Engjejt u thonë: Pse e kerkoni të gjallin mes të vdekurve, ai nuk është me aty, Ai u NGJALL.
Pashkë të Bardha në Krishtin.
Majlinda Selimi

Leave feedback about this