
(bild från migrationsverket)
Rinovimi i lejes së qëndrimit për ju me status si rezident i përhershëm i BE-së. Përfitimi i statusit permanent.
Ju që keni statusin si rezident i përhershëm i BE-së dhe dëshironi të vazhdoni të jetoni në Suedi pasi të ketë skaduar leja juaj duhet të paraqisni një kërkesë të re për zgjatjen e lejes suaj. Ju duhet të aplikoni për një zgjatje të lejeqëndrimit përpara se të skadojë leja juaj e mëparshme.
Si të aplikoni:
Ju plotësoni formularin ”Kërkesë për leje qëndrimi për një person me status si rezident i përhershëm i një shteti tjetër të BE-së dhe anëtarëve të familjes së tyre, 136011” dhe e dërgoni ose dorëzoni në një nga zyrat e Agjencisë Suedeze të Migracionit.
Aplikoni jo më herët se 30 ditë përpara se të skadojë leja juaj aktuale.
Formularin përkatës e gjeni këtu: https://www.migrationsverket.se/download/18.5e83388f141c129ba6312f67/1623331447455/blvbs_138011_sv.pdf
Gjithashtu duhet që punëdhënësi juaj të plotësojë formularin e mëposhtëm: https://www.migrationsverket.se/download/18.5e83388f141c129ba6312e59/1550228628242/blees_anstallningsintyg_227021_sv.pdf
Këto duhet të dërgoni kur ju të bëni aplikimin:
kopjet e faqeve në pasaportën tuaj që tregojnë informacione personale, foto, nënshkrime, numrin e pasaportës, vendin e lëshimit, periudhën e vlefshmërisë dhe nëse keni një leje për të jetuar në vende të ndryshme nga vendi juaj,
një kopje të lejes suaj të qëndrimit KE/BE për banorët afatgjatë,
dokumente që tregojnë se ju ende i plotësoni kushtet për një leje qëndrimi. (Më shumë informacion se cilat dokumente duhet të dorëzoni gjenden në formularin e aplikimit.)
Koha më e shkurtër e përpunimit/vendimit arrihet kur aplikimi kryhet i plotësuar
Në mënyrë që Agjencia Suedeze e Migracionit të mund të marrë vendime sa më të shpejta për rastin tuaj, kërkohet që të plotësohen të gjitha informacionet dhe të përfshihen të gjitha dokumentet e nevojshme. Kjo do të thotë se koha e përpunimit do të jetë më e shkurtër nëse gjithçka që kërkohet përfshihet që në fillim sesa nëse aplikimi/dosja juaj plotësohet më pas.
Vini re!
Në disa raste Agjencia Suedeze e Migracionit mund t’i duhet të hetojë më gjatë aplikimin tuaj edhe nëse të gjitha informacionet janë plotësuar dhe të gjitha dokumentet janë dërguar.
Pasi zyra e emigracionit të marrë aplikimin tuaj
Nëse keni paraqitur një kërkesë për zgjatje, ju keni të drejtë të qëndroni në Suedi derisa Enti Suedez i Migracionit të marrë një vendim. Ju gjithashtu keni të drejtë të vazhdoni të punoni nëse aplikimi është bërë përpara skadimit të lejes aktuale.
Nëse udhëtoni jashtë vendit në kohën që leja e qëndrimit tuaj ka skaduar, mund të jetë e vështirë për ju të hyni në Suedi përpara se t’ju jepet leja juaj e re. Atëherë mund t’ju duhet të prisni për vendimin tuaj të ri jashtë Suedisë.
Nëse merrni një leje qëndrimi, do të merrni një kartë leje qëndrimi. Karta është provë që ju keni një leje për të jetuar e punuar në Suedi dhe përmban, ndër të tjera, një fotografi tuajën dhe shenjat e gishtërinjëve tuaj. Prandaj duhet të vizitoni Agjencinë Suedeze të Migracionit për t’u fotografuar dhe për të lënë shenjat e gishtërinjëve sa më shpejt të jetë e mundur. Ju duhet ta bëni këtë edhe nëse keni pasur më parë një kartë leje qëndrimi, sepse Enti Suedez i Migracionit nuk e runan fotografinë dhe gjurmët tuaja të gishtave që keni dhënë në aplikimin e kaluar.
Ju duhet të mbyllni një takim në mënyrë që të fotografoheni dhe të jepni shenjat e gishtërinjëve .
Duke vizituar këtë adresë elektronike, ju mund të mbyllni takimin tuaj: https://www.migrationsverket.se/Kontakta-oss/Boka-tid-innan-du-besoker-oss.html
Pasi të merret vendimi
Vendimi dërgohet në shtëpi në adresën tuaj. Kur karta e lejes së qëndrimit të jetë gati, ajo do të dërgohet në shtëpinë tuaj brenda rreth një jave.
Kur keni një leje qëndrimi në Suedi për pesë vjet dhe status si rezident i përhershëm në një vend tjetër të BE-së, ju do të merrni një status të ri si rezident i përhershëm në Suedi. Nëse ju do fitoni nje vendim pozitiv ne aplikimin tuaj, do të merrni edhe një leje qëndrimi të përhershme në Suedi. Leja juaj e përhershme e qëndrimit është e vlefshme për sa kohë që jetoni në Suedi.
Por duhet te keni kujdes: nëse ju nuk keni jetuar në Suedi për periudha të gjata, kjo mund të ndikojë në mundësinë e marrjes së një leje qëndrimi të përhershme. Gjithashtu ju mund të humbni statusin tuaj të rezidentit afatgjatë në një vend tjetër të BE-së nëse jeni larguar nga ai vend për gjashtë vjet.
Agjencia Suedeze e Migracionit mund të revokojë/tërheqë një lejeqendrimi të përhershme.
Leja juaj e përhershme e qëndrimit mund të revokohet/tërhiqet nëse ju largoheni nga Suedia. Nëse njoftoni Entin Suedez të Migracionit se dëshironi të mbani lejen e qëndrimit të përhershëm, mund të qëndroni jashtë vendit deri në dy vjet pa u prekur leja juaj. Nëse nuk ktheheni më në Suedi pas dy vjetësh, Enti Suedez i Migracionit mund t’ju revokojë/tërheqë lejen e qëndrimit.
Leja mund të revokohet/tërhiqet gjithashtu nëse keni deklaruar një identitet të rremë kur keni aplikuar për leje qëndrimi, ose nëse keni gënjyer me vetëdije ose nuk keni deklaruar diçka që ishte e rëndësishme për lejen tuaj të qëndrimit.
Familja juaj aplikon kështu:
Nëse keni familjen që jeton me ju në Suedi, e cila gjithashtu duhet të zgjasë lejet e tyre, secili anëtar i familjes duhet të bëjë kërkesën e tij. Ata plotësojnë formularin ”Kërkesë për leje qëndrimi për një person me statusin e rezidentit afatgjatë në një shtet tjetër të BE-së dhe anëtarëve të familjes së tyre, 136011”, dhe e dërgojnë ose e dorëzojnë në një nga zyrat e Agjencisë Suedeze të Migracionit.
Nëse Agjencia Suedeze e Migracionit refuzon kërkesën tuaj:
Nëse zyra e emigracionit merr vendim negativ mbi aplikimin tuaj për leje qëndrimi, ju mund ta apeloni vendimin brenda tre javësh nga dita e marrjes së vendimit.
Mundësoi në shqip Eduart Ndreu për gjithë shqiptarët e Suedisë
Leave feedback about this