
Si te ftoni të afërmit dhe miqtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi që kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Suedi .
Çdokush që vjen nga një vend jashtë BE -së mund të ketë nevojë për vizë për të vizituar Suedinë, (perjashto Shqiperine).
Vizat turistike janë një leje për të hyrë dhe qëndruar në një vend për një periudhë të shkurtër kohe. Nëse do të ftoni një të afërm ose mik që ka nevojë për vizë, duhet të plotësoni një formular ftese dhe t’ia dërgoni personit që do t’ju vizitojë. Ai ose ajo paraqet formularin e ftesës së bashku me kërkesën e tij ose të saj për vizë në një ambasadë suedeze ose konsullatë të përgjithshme.
Personi që dëshironi të ftoni duhet të ketë një ftesë nga ju.Per kete gje , Agjencia Suedeze e Migracionit ka një formular të veçantë ne keto raste e cila quhet : Ftesë për të aplikuar për një vizë Shengen, numër 240011, të cilën duhet ta plotësoni dhe t’ia dërgoni personit që dëshironi të ftoni. Nëse dëshironi të ftoni më shumë se një person, duhet të plotësoni një formular për secilin person që ftoni, edhe nëse i përkasin të njëjtës familje.
Nëse personi që do të ftoni dëshiron t’ju vizitojë për më shumë se 90 ditë, ju duhet të plotësoni një formular tjetër, Ftesë për vizita më të gjata se 90 ditë, numër 248011.
Ju gjithashtu duhet të dërgon nje ftesë (inbjudan), të cilën e porositni nga Agjencia Suedeze e Taksave.
Kopje të kartës së identitetit ose të pasaportës që tregon identitetin tuaj.
Dokumente që tregojnë informacion në lidhje me të ardhurat dhe pasuritë tuaja ,
i cili do jeni përgjegjës për mikun tuaj gjatë vizitës në Suedi.
Shembuj të dokumenteve ne formular që duhet të dërgoni ne varesi te rastit tuaj.
Ftesë për të aplikuar për një vizë Shengen, formulari numër 240011PDF
Ftesë para aplikimit për vizë Shengen, formulari numër 241011 (në anglisht) PDF
Ftesë për vizita më të gjata se 90 ditë, numër 248011PDF
Ftesë për vizitë më të gjatë se 90 ditë, formulari numër 249011 (në anglisht) PDF
Personalbevis- deshmi personale nga Agjencisa Tatimore Skatteverket
Aplikimi bëhet nga personi që ftoni.
Ju nuk mund të aplikoni për vizë për dikë tjetër. I afërmi ose shoku juaj duhet të paraqesë vet aplikimin, ftesën, kopjen e pasaportës dhe kartën e identitetit.
Per shtetasit shqiptare nuk kan nevoj te aplikojne per vize turistike, mjafton qe te dergoni nje inbjudan personit qe ftoni duke pasur parasysh te jepni edhe informacionin si mund tju kontaktojne , adresen dhe numrin tuaj te telefonit.

Leave feedback about this