
Suedia duhej të kishte vepruar më shpejt në luftën kundër epidemisë së koronës.
Këtë e deklaron epidemiologu shtetëror Anders Tegnell, i cili do jetë i ftuar sonte në “Skavlan” të SVT.
– Unë mendoj se të gjithë u tronditën kur u bë çfarë u bë në Itali.
Epidemiologu i shtetit, Anders Tegnell jep të kuptohet se Autoriteti i Shëndetit Publik mund të kishte filluar të komunikonte në lidhje me epideminë e koronës më herët se e sa bëri.
– Ne mund të kishim filluar të diskutonim se çfarë duhet të bëjmë akoma më herët, thotë ai në “Skavlan”.
Një shpjegim pse nuk u bë kjo, ishte sepse shumë prej nesh nuk e kuptuam seriozitetin e asaj që ndodhi në Kinë kur filloi të përhapet covid-19.
– Shumë nga ne pamë atë që ndodhi dhe menduam “nuk mund të ketë shumë më tepër,” thotë ai.
Ai jep përgjigje qetësuese.
Strategjia e Suedisë në luftën kundër koronës është vënë në diskutim kombëtar dhe ndërkombëtar. Disa ekspertë, gazeta dhe opinionistë besojnë se Suedia duhet të bëjë më tepër për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Mbyllja e shkollave dhe kufizime më të ashpra sociale janë masat e theksuara. Por strategjia “e butë” është përshëndetur gjithashtu. Ndër të tjera, një raport nga Universiteti i Harvardit tregon se ajo duket të jetë efektive.
Në emision, Anders Tegnell jep një përgjigje që mund të jetë qetësuese për prindërit e fëmijëve të vegjël: Ai nuk mendon se shkollat e ciklit të ulët duhet të mbyllen.
– E kam shumë të vështirë t’i shoh ato duke u mbyllur në shkallë vendi, veçanërisht kur kemi shkuar kaq larg me epideminë siç kemi bërë deri tani, thotë ai.
Kush e mban përgjegjësinë?
Tegnell gjithashtu pyetet se kush do e mbajë përgjegjësinë për strategjinë e Suedisë, nëse do rezultojë të jetë më e keqe se e vendeve të tjera. Përgjigja e tij është se ajo ndahet midis politikanëve dhe autoriteteve.
– Është e sigurtë se të dy palët do gjykohen në fund.
Emisioni do transmetohet sonte në SVT.
Burimi: https://www.aftonbladet.se/a/50g3rb
Eduart Ndreu për albaner.nu

Leave feedback about this