Emigrimi Suedia

Te ardhurat e pakesuara penalizojne nje familje me deportim nga suedia

Migrationsminister Anders Ygeman (S) och familjen Mahmoud, Mohamad, Ferial, Mahmoud och Mariam. Foto: Frida Granström/Sveriges radio

Pas 6 vitesh qendrimi ne Suedi familja irakiane penalizohet nga Agjensia e Emigracionit. Per fajin e punedhensit qe pagoi me pak se c’duhej dmth minus 933 kr ne rrogen e tij mujore, zyra e Migracionit penalizoi tre antaret e familjes me deportim nga Suedia . Djali i madh i familjes, Mohamadi punon me kontrate sipas marrveshjes kolektive por nje gabim i ber nga punedhensi i tij e penalizoi ate ne ndarjen e tre antareve te familjes. Migracioni thote qe zbaton ligjet rreptesisht sic jan, dmth i beson dokumentave , dhe jo personit. Familja e ka apeluar vendimin e deportimit dhe presin vendimin.

Ndodh rralle që vetë punonjësit të dënohen me dëbim kur një punëdhënës gabon, por kjo ka ndodhur me familjen Mahmoud në Molkom. Djali i madh Mohamad ka marrë një leje pune në Suedi, por tani prindërit e tij dhe motra e vogël janë deportuar kur babai mori 933 SEK me pak, kusht për të marrë lejen e punës.Mariam vajza 14-vjeçare dhe prindërit e saj do të deportohen në Irak por vëllai i saj Mohamad lejohet të qëndrojë.

Punëdhënësi i babait ndoqi kontratën kolektive por nuk kishte arritur të rriste rrogën, kur nga Agjesia Suedeze i Migracionit u pergjigj se paga ishte shumë e ulët, ajo u rrit menjëherë dhe babait iu pagua gjithashtu në mënyrë retroaktive për atë që kishte humbur.

“Fakti që një punëdhënës nuk paguan pagën e duhur në përputhje me marrëveshjen kolektive gjatë gjithë periudhës së kualifikimit është një mangësi e madhe,” thotë Homayoon Moussavian, i cili është zyrtar ne detyre i njësisë së lejeve të punës në Bordin Suedez të Migracionit dhe mbron vendimin e autoritetit për të mos dhënë leje pune.

Agjencia Suedeze e Migracionit mbron vendimin e saj duke thënë se ata ndjekin vetëm ligjin ekzistues, por pas disa muajsh ligji mund të ndryshoj perseri.

Ministri për Migracionin Anders Ygeman (S) dëshiron të trajtojë problemin e familjeve që deportohen për shkak të gabimeve të punëdhënësve.

Ne i kemi deklaruar familjes Mahmoudi në Molkom të cilët esht marr vendimi per tu deportuar, kur babai ka marrë 933 SEK rrogë me pak, diçka që nuk do të mund të ndodhte nëse miratohej projektligji i ri i qeverisë ne 1 Qershor i cili do jet me fleksibel me keto raste.

“Kjo është arsyeja pse ne tani po ndryshojmë ligjin në mënyrë që gabime të tilla të vogla të mos mund të jenë bazë për dëbim nga Suedia,” thotë Ministri i Migracionit Anders Ygeman (S).

source P4 radionyheter

Exit mobile version