Kryetari i Parlamentit Suedez Andreas Norlen propozoi sot të premten me datën 14 tetor 2022 që Ulf Kristersson (M) të bëhet kryeministri i ri i Suedisë.
Ai e deklaroi këtë gjatë drekës së ditës së sotshme. Kjo ndodhi sot pas takimit të tij me kryetarin e Moderatorëve Ulf Kristerson.
Megjithatë votimi për t’i dhënë të drejtën e krijimit të qeverisë do të bëhet në Riksdag të hënën.
Njoftimi i kryeparlamentarit erdhi pak orë pasi liderët e partive për M, KD, L dhe SD e njoftuan se bien dakord për të bashkëpunuar për të krijuar qeverinë që Suedia do ketë për katër vitet e ardhshme.
Nëse Kristersson votohet të hënën, ai duhet të japë deklaratën e tij të qeverisë në orën 09:30 të së martës. Po atë ditë, në orën 13, bëhet ndërrimi i qeverisë në një këshill në Pallatin e Stokholmit.
Mbetet të shihet puna dhe bashkëpunimi i këtyre partive si udhëheqëse për katër vitet që vijojnë.
Mbetet për tu theksuar se është hera e parë që Suedia do të ketë ndikim dhe pjesëmarrje nga një parti, forcë politike e të djathtës ekstreme.
Gjithashtu mbetet për t’u parë se sa Liberalët do jenë të dakortësuar dhe do bashkëpunojnë nën ndikimin e Demokratëve të Suedisë…
Personalisht bësoj se gjithçka do jetë e brishtë ne parlamentin suedez për katër vitet e ardhshme.
Suedisë i duhej një ndryshim politik (sipas meje), por nuk jam i sigurtë se sa do funksionojë duke marrë parasysh idetë dhe qëndrimet e SD që në fakt është forcë e dytë politike kundrejt Moderatorëve që krijojnë qeverinë dhe në votimet e fundit dolën të tretët.
Besoj me të vërtetë se emigrantët që bëjnë një jetë të rregullt, punojnë, mësojnë suedishten… nuk kanë asgjë për t’u frikësuar.
Punë të mbarë qeverisë së re!
Pergatiti Eduart Ndreu.
