Analizë

Suedezet lene femijet e mysafireve pa ngrene (swedengate)

Perpara disa diteve plasi nje skandal ne Twitter nga nje postim shokues ne lidhje me traditen suedeze te pritjes se mysafirit edhe femijeve te tij ne shtepi. Personi ne fjale kur kishte qen femije edhe kish shkuar per vizite ne nje shtepi si mysafir me prinderit e vet, te zotet e shtepise e kishin len pa ngren. Edhe ky nuk ishte rast i vetem. Postime te ngjashme vijuan ne Twitter per kete sjellje te konceptuar si absurde per shtetasit me prejardhje te huaj.

Si rregull suedezet nuk servirin ushqim per miqte qe u vijne ne shtepi aq me pak per femijet e miqve per te mos ngaterruar planet e drekes qe mund te ket familja.

Linda Johansson shkroi një shkrim mbi këtë çështje për gazeten- The Independent: “Mendimi suedez funksionon kështu: fëmija tjetër (ose familja tjetër) mund të ketë plane për një lloj darke tjetër dhe ju nuk do të dëshironit të prishni rutinën.  Nuk mendoj se ka të bëjë me mosdëshirën për të ushqyer fëmijën tjetër ose sepse kushton para ose diçka të tillë, ka të bëjë më shumë me traditën dhe dëshirën për të ngrënë me familjen tuaj.”

Nëpër internet, shumë suedezë të tjerë konfirmuan këtë traditë të gjatë.

“Suedezët gatuajnë për njerëzit që presin (familjen). Komente të sakta”, shkroi një përdorues në Twitter. “Nuk na shqetëson mysafirët, thjesht na tregoni paraprakisht dhe ne do të shtojmë një tjetër person. Dhe në Suedi, kuptohet, nuk hahet në shtëpinë e miqve pa paralajmërim. Nuk ka ndonje cudi te  madhe këtu.”

Një person tjetër shpjegoi se tradita ishte “nga respekti” për prindërit e fëmijës vizitues “të cilët mund të kenë planifikuar darkë” e cila më pas do të shpërdorohej. “Gjithashtu, të ulesh për darkë si familje ishte një pjesë e rëndësishme e ditës, kështu që nuk duhet të ngatërrohesh me orarin e vaktit të një familjeje tjetër”, thanë ata.

Ndërsa diskutimi rreth praktikës kulturore suedeze  tërhoqi vemendje, shumë përdorues u ofenduan disi nga tendenca e vendit për të mos u shërbyer mysafirëve të tyre. Disa njerëz besonin se fëmijët – edhe nëse janë mysafirë – duhet të ushqehen në rast se nuk kanë ngrënë gjatë gjithë ditës.

Mbase suedezet jan super strikt edhe super korrekt per mos te prishur rutinen e tyre, por me sa di un shqiptaret nuk e zbatojne kete praktike kaq te eger aq me teper  me femijet e mysafireve.

 

Exit mobile version