“Komisioni propozon të lejojë hyrjen në BE për arsye jo thelbësore jo vetëm për të gjithë personat që vijnë nga vendet me një situatë të mirë epidemiologjike por gjithashtu të gjithë njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të një vaksine të autorizuar nga BE,” deklaroi komisionerja e BE .

Vaksinat e licencuara për përdorim në BE deri më tani janë Pfizer BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Komisioni thotë se provat në rritje se vaksinimi ndihmon për të keputur zinxhirët e transmetimit mbështesin argumentin për të rihapur kufijtë për turistët nga vendet jo-BE.
Parlamenti i BE ka mbështetur planin e Komisionit për “certifikatat EU Covid-19” që udhëtarët do të duhet të provojnë se ata janë plotësisht të vaksinuar, të rikuperuar nga Covid dhe për këtë arsye kanë antitrupa ose testuar negativ para udhëtimit.
Konkretisht Komisioni i BE ka propozuar:
Shtetet anëtare duhet të lejojnë udhëtimin në BE të atyre njerëzve që kanë marrë, të paktën 14 ditë para mbërritjes, dozën e fundit të rekomanduar të një vaksine që ka marrë autorizimin e marketingut në BE (Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson).
Nëse shtetet anëtare te BE vendosin të anullojne kërkesat për të paraqitur një test negativ PCR dhe / ose t’i nënshtrohen karantinës për personat e vaksinuar në territorin e tyre, ata gjithashtu do anullohet kërkesat e tilla për udhëtarët e vaksinuar nga jashtë BE.
Shtetet Anëtare mund të konsiderojnë krijimin e një portali që lejon udhëtarët të kërkojnë njohjen e një çertifikate vaksinimi të lëshuar nga një vend jo-BE si provë e besueshme e vaksinimit.
Fëmijët që janë të përjashtuar nga vaksinimi duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë me prindërit e tyre të vaksinuar nëse kanë një test negativ PCR COVID-19 të marrë më së pari 72 orë para zonës së mbërritjes.