Lajme Suedia

Radhe te gjata ne aerodromin “Arlanda” ne Stockholm

Sindikata jep alarmin: Kaos dhe radhet e gjata në Arlanda mund të vazhdojnë edhe këtë verë
Kërkesa të larta sigurie pavarsisht mungesës së stafit.

Në Arlanda, pasagjerët keto ditë janë pritur ne radhë të gjata për kontrolle sigurie. Swedavia ka njoftuar se do të rihapë një tjetër terminal në Arlanda – më 15 qershor, terminali 4 do të vihet sërish në funksion.

Por kompania e aeroportit ende paralajmëron se vera mund të jetë e sforcuar me radhë të gjata. Një arsye është mungesa e stafit në kontrollin e sigurisë ne aerodrom.

Sipas sindikatës, vështirësitë në rekrutim qëndrojnë shkaktare te kaosit të pritshëm të vazhdueshëm të radheve te gjata:

– Duhet punuar me shumë për të  kete gje, thotë Filip Rydow, kryetar i klubit të Sindikatës së Punëtorëve të Transportit Arlanda. Këto janë kontrolle sigurie, kontrolle të historisë, miratim policor.

Tani sindikata po alarmon për një situatë gjithnjë e më të tensionuar sepse mungesa e personelit te kontrollit te sigurise i detyrojne keta te fundit te punojne edhe me ore te tejzgjatura.

Photo credits: TV4 nyheterna

Exit mobile version