Suedia

Pothuajse një në dy suedezë dëshiron të anëtarësohet në NATO 

 Pothuajse gjysma e suedezëve dëshirojnë që Suedia të anëtarësohet në NATO, tregon një sondazh i ri nga Novus.

 Në të njëjtën kohë, përqindja e atyre që janë kundër anëtarësimit në aleancën e mbrojtjes është rritur gjatë javës së kaluar.

 – Përqindja e atyre që nuk e dinë është ulur në favor të palës jo, thotë CEO i Novus, Torbjörn Sjöström.

 Mbështetja e opinionit për anëtarësimin e Suedisë në NATO është aktualisht në 45%, sipas një sondazhi të kryer nga Novus.

 Kjo është një rënie e lehtë në krahasim me kohën kur u bë e njëjta pyetje javën e kaluar, por ende në të njëjtin nivel si në fillim të marsit, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.

 Ka patur një ngritje të lehtë për anën JO krahasuar me javën e kaluar, megjithatë, ka një rritje të vogël statistikisht domethënëse për anën negative, e cila sot është 33%.  Rritja vjen kryesisht për faktin se grupi i të pasigurtve ka rënë nga 25% një javë më parë në 22% sot.

 Sipas CEO të Novus, Torbjörn Sjöström, janë kryesisht votuesit e pasigurt brenda SD, L dhe C, si dhe ata që nuk dinë për cilën parti të votojnë, që janë kthyer dhe janë bërë më negativë për anëtarësimin në NATO.  Megjithatë, brenda SD, L dhe C, ekziston një shumicë për një anëtarësim në NATO.

 – Përqindja e atyre që nuk e dinë është ulur në favor të palës jo, thotë Torbjörn Sjöström.

Mbështetje nëse Finlanda thotë Po.

 Në fund të marsit, Novus shtroi pyetjen se si do ta shihnin votuesit anëtarësimin suedez në NATO nëse Finlanda do të anëtarësohej.  Atëherë 63% u përgjigjën se donin të pajtoheshin nëse Finlanda bën të njëjtën gjë.

 – Është e qartë se mbështetja për anëtarësimin suedez në NATO do të rritet në një shumicë të qartë nëse Finlanda vendos të paraqesë një kërkesë antarësimi.  Nuk ka asnjë tregues se rritja e vogël në anën negative do të ndikonte në këtë, thotë Torbjörn Sjöström.

Shqipëroi Eduart Ndreu nga https://www.svt.se/

Exit mobile version