Opinion

Patriotët shqiptarë sot

A janë këta patriotët shqiptarë të 2023?

Jetojmë epokën e digjitalizimit dhe sot “patriotët” shqiptarë kanë mësuar përdorimin e rrjeteve sociale dhe se si të “ngarkojnë” një avatar…

Sot lexojmë nga shkrimet apo dhe në rolin e komentuesve, gjëra impresionuese, tërheqëse, “të zgjuara”, gjëra që vendosin e heqin kapele…

Gjëra që na lenë pa fjalë.

Na mësojnë atë që s’dinim!

Na hapin sytë.

Por, shikojmë si shkrues të tyre një “best albanian”, “albanian”, “Shqipëri Etnike”, “Albania”, “Shqipëria”, Shqypni e Madhe”…. E ku di unë se sa të tjera.

Bravo këtyre “shqiptarëve” të mëdhenj që i shkruajnë këto, na japin mendë, e na tregojnë se çfarë është çfarë…

Por, më falni për shprehjen, a nuk duhet këta ta bëjnë me atë lesh emri që kanë?

Të u dalin për Zot atyre që thonë e shkruajnë?

Me emër e mbiemër?

Unë vetëm këta që thonë atë që thonë e besojnë me EMRIN e tyre, i lexoj dhe u jap vëmendjen dhe kohën time.

Këta pseudoshqiptarët… edhe kur thonë diçka drejt… nuk meritojnë kohën tonë.

Rroftë koha kur shpreh e thua atë që do, por pa treguar se kush je!

Rrofshin e qofshin këta “patriotët”, “atdhetarët” digjitalë, pa emër!

Ne këtu jemi, e do ju lexojmë, besojmë, e marrim në konsideratë gjithçka që ju na broçkullisni..

Rrofshin “rilindasit, atdhetarët, historianët, SHQIPTARËT” e pa emër!

Ju jeni e ardhmja!

Faleminderit!

/eduart ndreu

Exit mobile version