Kosova Shqipëria

Kur shikon shkurren që digjet dhe jo gjithë pyllin

Ta duam Shqipërinë tonë mbarë e shumë, ashtu si duhet.

Ta duam atdheun tonë, ”vetëm një kemi”! Të duam traditat tona, t’ia tregojmë gjithë botës.

Ashtu si kemi vetëm një nënë e një babë… vetëm një atdhe kemi.

Festa e birrës Korca!

Festa e birrës Korça ka vite që zhvillohet! 

Është një traditë.

Diçka e njëjtë, për gjëra nga më të ndryshmet, gjëra tradicionale, ndodh në qindra vende të tjera të botës dhe kjo konsiderohet një krenari për ta.

Është dicka më se normale për ta. Të festojnë e dëfrehen deri në limite!

Tani.  

Sivjet, menaxhuesit e kësaj feste ftuan këngëtarin serb Goran Bregoviç që të tregojë talentin e tij artistik dhe të kënaqë pjesëmarrësit me tingujt dhe zërin e tij, duke kënduar disa nga këngët e tij për publikun korçar dhe jo vetëm!

E dimë shumë mirë. Serbia është një nga armiqtë tanë shekullorë. Serbët jo vetëm që kanë luftuar kundër nesh, por kanë kryer dhe masakra ndaj popullit shqiptar!

Shumë nëna e baballarë kanë qarë bijtë e tyre,  motrat vëllezërit, fëmijët prindërit…

Barbarizma të cilat një njeri është vështirë t’i përballojë.

Dhe shumë nga këto janë bërë nën tingujt dhe këngët e këtij këngëtari. Këngë si psh ajo ”Kallashnikov” ishte si një himn për ushtarët serbë, ndërkohë ata vrisnin e dhunonin popullsinë e pafajshme në Kosovë.

Ne shqiptarët jemi mazohistë…

Roma na pushtoi, na masakroi… por ne e adhuruam perandorinë Romake!

Turqia na pushtoi, vrau, preu, na ndryshoi vese, zakone, fe e gjithçka… por ne e adhurojmë!

Perandoria Austro/Hungareze bënte tekat e saj në Shqipëri, ne prapë kemi adhurim e nostalgji për ta!

Italia plot katër vjetë na kontrollonte, shfrytëzonte, vriste… ne prapë Italinë e kemi idhull!

Gjermania, edhe pse kalimtare, vrau me mijëra shqiptarë, fshatra të tërë dogji, vrau gra, pleq e fëmijë të pafajshëm… prapë për ne Gjermania adhurohet!

Greqia, Greqia e grekët në gjithë historinë tonë nuk kanë qenë veç se vrasës, vjedhës të kulturës dhe zakoneve tona, poshtërues të gjendjes kohore varfanjake të shqiptarëve, prapë e duam!

Serbia… çfarë të flas për Serbinë sot? Është ndoshta mazohizmi ditor i shqiptarëve. I yni.

Ka vite që vetëm masakra kryen ndaj popullit shqiptar.

Ne nuk kemi mbaruar akoma me ta, që të themi se i adhurojme!

Por, mos u shqetësoni… Do bëhet edhe kjo.

Ne jemi shqiptarë dhe mazohizmin e kemi dashni.

A nuk e keni parë akoma se çfarë po ndodh?

Politika shqiptare po ndërton sot  bashkëpunime, madje paraqitet dhe nje plan i mjegullt i një Ballkani të Hapur! Ku Shqipëria do jetë, çfarë do jetë? Do jetë poshtë këpucës serbe. Kjo do jetë. 

Këtë bëjmë ne ngahera… dmth gjithmonë.

Ne nuk shikojmë përtej hundës sonë.

Shikojmë një artist që do këndojë në një festë… hidhemi të gjithë përpjetë… e bëjmë dhe me të drejtë në këtë rast. Por harrojme bashkëpunimet, llogaritë që bëjnë ”ata që ne kemi zgjedhur të na përfaqësojnë”.

Reagimet se pse nje këngëtar serb (qoftë dhe ky në fjalë) do këndojë në Korçë,  janë shumë më të mëdha se sa ndaj asaj që po kryhet nga ata që na udhëheqin.

Unë nuk shikoj shkurren, unë i them mirë se erdhe dhe faleminderit për dëfrimin një artisti, qoftë ai edhe një serb… por JO këtij.

Problemet që duhet me të vërtetë të shikojmë jane shumë më tepër se kaq.

Zgjohuni!

Nga Eduart Ndreu

Exit mobile version