Argëtim

Kulturnatt Stockholm

“Kulturnatt Stockholm”

Nata Kulturore në Stockholm

Të shtunën , më 22 prill, është ngjarja kulturore më e pritur e pranverës: “Nata e Kulturës në Stokholm”. “Kulturnatt Stokholm”

Një mbrëmje magjike, një mega organizim, që hap dyert për të gjithë artdashësit duke ofruar hyrjen falas në të gjitha eventet, muzet, ekspozitat, teatrot, biblotekat, shkollat e artit/filmit, kinematë, operat etj!

Këtë vit, më shumë se 190 aktorë nga i gjithë qyteti marrin pjesë në “Natën e Kulturës, dhe mbrëmja është e mbushur me një program emocionues, që nxit mendimet, zgjon pathosin me shumëllojshmërinë e ngjyrave të artit!

Aktivitetet e “Natës Kulturore” janë të hapura nga ora 18.00 – 24.00 dhe që të gjitha kanë hyrjen falas!

Ndërsa për “bufin e natës” ose atë që flen vonë “Nata e Kulturës” vazhdon me evente deri në 2 të mëngjesit në ishullin e Skeppsholmen.(Stockholm)

 Vizitoni faqen e internetit të kulturnattstockholm.se për të shfletuar broshurën & programet/eventet të ndara sipas zonave!

Ndiqni @kulturnattsthlm në rrjetet sociale për më shumë informacion!

Mirë se vini në natën vjollce!

Përshtati në shqip: Majlinda Selimi

Exit mobile version