Udhëtim nëpër Suedi

Historia e Suedisë me pak fjalë

SUEDIA
Historia e Suedisë me pak fjalë.

Pas përfundimit të Epokës së Vikingëve, Suedia u bë anëtare e Unionit Kalmar në 1397 së bashku me Danimarkën dhe Norvegjinë (Finlanda në atë kohë ishte pjesë e Mbretërisë së Suedisë). Suedia u largua nga Unioni në vitin 1523 dhe për shumë vite ishte në luftë me fqinjët e saj, veçanërisht Rusinë dhe Unionin Danezo-Norvegjez, të cilët kurrë nuk e pranuan plotësisht tërheqjen e Suedisë. Suedia mori pjesë në luftërat e mëdha të shekullit të 17-të dhe u bë një perandori e madhe evropiane, dy herë më e madhe se sot. Në fakt, gjatë shekullit të 17-të, Suedia aneksoi shumë nga territoret e saj të sotme, duke përfshirë Scania dhe territore të tjera daneze në lindje të ishullit të Sjalland, me përjashtim të Bornholmit dhe Norvegjisë.
Megjithatë, menjëherë pas kësaj, filloi tkurrja: midis viteve 1700-1723 ajo humbi zotërimet e saj në Balltikun jugor dhe lindor me Luftën e Madhe Veriore, ndërsa në 1809 humbi gjithashtu Finlandën e cila i kaloi Rusisë, megjithëse një pjesë e vogël e Finlandës ruse, territore të sotshme pranë Shën Petersburgut ishin aneksuar më herët nga rusët.
Në vitin 1814 mbreti i Suedisë fitoi (për një kohë të shkurtër) fronin e Norvegjisë, ndërsa deri në vitin 1905 të dy vendet ishin anëtarë të Unionit Suedi-Norvegji. Që nga viti 1814, Suedia ka qenë në paqe, duke shmangur aleancat në kohë paqeje dhe duke mbetur neutrale në kohë lufte, gjë që bëri edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht nga lakmia e Hitlerit për bollëkun dhe pasuritë e saj minerale që ka.

Pas luftës së dytë botërore socialdemokratët ishin pothuajse pa shkëputje në drejtimin e pushtetit, ata futën risi të mëdha ekonomike dhe forcuan ndjeshëm forcat e armatosura, duke ruajtur neutralitetin e Suedisë. Në politikën e brendshme, Suedia mori masa reformuese dhe në vitin 1983, nën udhëheqjen e socialdemokratit Olof Palme, u miratua një ligj që lejonte sindikatat të merrnin pjesë në kontrollin e kompanive private me të ashtuquajturat privilegje punonjësish. Palme u vra në vitin 1986.

Socialdemokratët humbën zgjedhjet e vitit 1991 dhe qeveria kaloi në një koalicion konservator, por me suksesin e tyre në zgjedhjet e 1994 ata u rikthyen në pushtet. Megjithatë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, Partia Moderatore fitoi shumicën e votave, duke formuar një koalicion politik të bashkuar me Partinë e Qendrës, Partinë Popullore Liberale dhe Kristiandemokratët. Këto katër parti formuan një qeveri të shumicës nën kryeministrin e Partisë Moderatore, Fredrik Reinfeldt.

Suedia është anëtare e Bashkimit Evropian që nga 1 janari i vitit 1995, gjithashtu është themeluese e Këshillit Skandinav (1952).

Pregatiti Eduart Ndreu

Foto nga larssen.ee

Exit mobile version