Hapat e parë që duhet të bëni kur vini në Suedi me lejeqendrim nga një vend tjetër i EU dhe keni të drejtë për konvertimin e saj në Suedeze.
A: Ju duhet të gjeni një punë në Suedi me kontratë.
B: Duhet të keni një adresë postare në Suedi.
Pas kësaj ju duhet:
I: Të paraqiteni në zyrat e emigracionit për të aplikuar për lejeqëndrimin suedez. Aplikimin mund ta bëni me postë normale ose përmes intërnetit.
Duhet sëbashku me formularin që plotësoni t’u dërgoni:
a: Fotokopje të pasaportës
b: Fotokopje të lejes së qëndrimit të vendit nga vini.
c: Kontratën e punës.
Nëse jeni familjarë duhet gjithashtu dhe çertefikata e martesës, çertefikata familjare, çertefikatat e fëmijëve.
🆘Kujdes! Për çdo familjar duhet të plotësoni nga një formular!
Aplikimi kushton 1500kr për të rriturit dhe 750kr për fëmijët poshtë 18 vjeç.
Ju duhet të mbyllni edhe nje takim për shenja gishtërinjsh dhe fotografi.
II: Pasi keni kryer këto veprime duhet të shkoni në zyrën e taksave ”skatteverket ” , me të njëjtat dokumente për të aplikuar për numrin personal (si fillim do ju japin një numër provizor (samordningsnummer) i cili merr 4-6 jave).
III: Pasi ju vjen numri provizor nga skatteverket në shtëpi, ju shkoni në një bankë për të hapur një llogari bankare, në mënyre që të mund të merrni rrogën.
IV: Kur leja juaj e qëndrimit është aprovuar, ju shkoni përsëri në zyrat e taksave (skatteverket) për të aplikuar për numrin personal (personnummer) dhe për tu regjistruar në agjensinë e sigurimeve (försäkringskassan).
Gjithashtu mbyllni një takim në zyrën e taksave për kartën e identitetit prej tyre (kushton 400kr).
Kur ju vjen karta e identitetit nga skatteverket, ju shkoni përsëri në banke me këtë kartë identiteti dhe ”ripërtërini” llogarinë tuaj bankare dhe pajiseni me ”bank id”.
(Bank Id, ju nevojitet që të mund të kryeni të gjitha veprimet e mundshme me të gjitha institucionet suedeze)
Ju uroj fat dhe procedura sa më të shpejta!
Nga këtu mund të shkarkoni formularin që duhet të plotësoni në mënyrë që të aplikoni në zyrat e emigracionit: https://www.migrationsverket.se/download/18.5e83388f141c129ba6312f64/1661929430711/136011_blvbeu_sv.pdf
