Stefan Löfven -bilder från facebook

Lëven (Löfven): Do të keni me shumë ditë falas me “Javën e re të familjes”!

Kryeministri Stefan Löfven mbajti një konferencë për shtypi mbi prezantimin e Javës së Familjes, ku mori pjesë edhe kryetari i Sindikatës Suedeze të Punonjësve, Tobias Baudin.

– Ne duam të kontribuojmë në lehtësimin e jetës së përditshme të prindërve që punojnë dhe në të njëjtën kohë t’u japim atyre më shumë mundësi për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e tyre, tha Kryeministri.

Iniciativa është propozuar të hyjë në fuqi në 4 Prill 2022. Konkretisht nje familje me dy prinder ka te drejt per 6 dite kompensim e ndare per 3 dit per secilin prind ne vit sipas kryeministrit Löfven. Ne rast se egziston vetem nje prind , ateher ky prind merr 6 dit ne vit.

Lëven (Löfven) komentoi mbi mocionin e mosbesimit

– Kam ndërmend ta bëj këtë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo nuk bëhet përmes mediave, tha Kryeministri duke ju shmangur pyetjeve mbi mocionin e mosbesimit. Ky vendim duket sikur vjen per te kompensuar humbjen e mocion votbesimit nga Vänsterpartiet- Partia e majte, qe erdhi per shkak te propozimit te liberelazimit te qirave. Por duket se qeveria rrezikon zgjedhje te parakoheshme ose doreheqje te kryeminstrit nqs mocioni i votbesimit nuk miratohet te henen ne 21 Qershor nga parlamenti.

Lëven (Löfven) u shpreh se “Java e Familjes” do të jetë pjesë e marrëveshjes së janarit dhe se reforma duhet të miratohet, pavarësisht nga rezultati i votimit për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga ai.