Bilder från Polisen

Pavarësisht numrit te ulët të personelit, të shtënave të shfrenuara të bandave, grabitjeve poshtëruese dhe përdhunimeve – tashmë policia po investon më shumë në kapjen e shkelësve të trafikut. Përparësi do të kenë shkeljet të cilat tejkalojnë me pak shpejtësi kufizimin e caktuar. Kushdo që vozit me 5 km/orë më shpejt duhet të gjobitet.

Në intervale të rregullta, autoriteti ka vendosur tabela sinjalistike të shpejtësisë ne Suedi; 50 bëhet 40, 70 bëhet 60, 90 bëhet 80, e kështu me rradhë.

Pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve, banorë në zonat ku ndodhen këto tabela, shpesh ruajnë të njëjtën shpejtësi për njëkohë të gjatë, duke menduar se është më e rendësishme tëruajnë rrjedhën e trafikut dhe nuk duan të jenë “plaku me kasketë”, i cili nuk mund të ecë shpejt.

Sinjalistika dhe anliza e raportit

Administrata Suedeze e Transportit e mendon ndryshe. Duke marrë parasysh faktin se në përgjithësi shpejtësia zvogëlohet me 10 km / orë në shumë pjesë rrugësh, autoriteti ka nisur një projekt kërkimor që legjitimon “sinjalistikën e shtrenjtë” (nërast shkelje).

Sipas nje projekti, parashikohet se mund të shpëtohen deri në50 jetë në vit, në rast se të gjithë do të respektonin kufizimet e shpejtësisë. 

Pjesa më e madhe e aksidenteve me pasojë jetën ndodh për shkak të shkeljeve të shpejtësisë, drejtimit në gjendje të dehur, përplasjeve ballore me mjete që vijnë nga drejtim i kundërt, mospërdorimi I rripit të sigurimit, por kjo nuk do ta pengojëpolicinë prej këtej që të ndalojë edhe ata që kryejnë shkelje tëvogla të rregullave të trafikut.

5 km/orë “diferencë e madhe”

Sipas drejtoreshës së Sigurisë së Trafikut të Administratës Suedeze të Transportit, Maria Krafft, një pjesë e madhe e shoferëve ngasin automjetin midis një dhe dhjetë km/orë më shpejt. Mjaft drejtues nuk e respektojnë kufirin e shpejtësisë, nuk shikojnë pa ndërprerë në treguesin e kilometrazhit tëmjetit, por lëvizin me emocione dhe rutinë, madje edhe duke ditur që së shpejti kufiri i shpejtësisë do të ndryshojë përsëri.

Bazuar në raportin e fundit, Krafft pretendon se 5 km/orë këtu ose atje “bën një ndryshim të madh”, por është diçka që drejtuesit nuk e kuptojnë. Të gjithë ata që marrin leje drejtimi para testit teorik, duhet të mësojnë se energjia kinetike nuk rritet në mënyrë lineare, por eksponenciale me shpejtësinë.

Objektivi: Të gjobiten 1 në 2 drejtues mjetesh

Sinjalizimet kanë kaluar nga Administrata Suedeze e Transportit në Polici, e cila, megjithë numrin e ulët të stafit dhe ngarkesën e rëndë si pasojë e rritjes së numrit të krimeve, do të dërgojë një sërë policësh në rrugë për të ndaluar dhe gjobitur të gjithë ata që drejtojnë automjetet me 5 km/orë më shpejt.

Qëllimi është që të gjobitet1 në 2 drejtues mjeti ose edhe mëtepër çdo. Sipas gjetjeve të Administratës Suedeze të Transportit, ka kaq shumë drejtues që vozisin me pak km/orëmbi kufirin e shpejtësisë.

– Rreth 50 për qind e drejtuesve vozisin shumë shpejt,-shprehet Krafft në një koment për SVT dhe sheh diçka të çuditshme në faktin që policia gjobit vetëm gjysmën e të gjithë drejtuesve.

Duhet të thyjmë normat!

Për suedezët drejtimi i mjetit me pak km/orë më shpejt eshte norme, prandaj nëse fokusohemi tek ata që shkelin kufizimet me 5km/orë, mund të arrijmë ta thyejmë këtë normë.

– Nëse duam të shpëtojmë jetë njerëzish, duhet të bëjmë te mundur

të kemi  ndikim në një numër të madh drejtuesish dhe të mos fokusohemi vetëm tek ata drejtues të cilët e tejkalojne shpejtësinë shumë më tepër nga sa është përcaktuar, – deklaroi ajo.