Lena Hallgren, Stefan Löfven- Foto Facebook

Qeveria u jep urdhër sot tre autoriteteve për të vazhduar punën për prodhimin e certifikatave të vaksinimit. Kjo çertifikatë do bëjë të mundur udhëtimin pa problem të banorëve të Suedisë gjatë verës kur shumica marrin pushimet/ semester dhe u duhet të udhëtojnë jashtë vendit .

Qëllimi ynë është që puna të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe që infrastruktura dixhitale të jetë në dispozicion deri në verë, thotë Ministri për Dixhitalizimin Anders Ygeman (S). Johan Carlson.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik, thotë se këto janë rregullime të caktuara në prioritizimin në fazën 2 të procesit të vaksinimit.

Tani janë duke u vaksinuar moshat nga 65 vjec e lart . Në fazën tjetër do vaksinohen ata që janë midis moshës 60 dhe 64 vaksinohen, dhe pastaj ata midis 18 dhe 59 që jan vlersuar si persona të rrezikuar kundrejt covid-19.

Qeveria Suedeze është pozitive në lidhje me një certifikatë vaksinimi të zakonshme në BE që, për shembull, mund të përdoret nga ata që udhëtojnë. Ky mesazh u dha nga Ministri i BE Hans Dahlgren në debatin e Riksdag për BE qysh në Janar.

Në debatin e BE ne janar , ishte bërë e qartë edhe një herë se sa pozitive janë partitë parlamentare suedeze ndaj bashkëpunimit me BE. Ky propozim erdhi fillimisht nga Greqia dhe Portugalia që duan të lehtësojnë lëvizjen e lirë të turistëve gjatë verës.

Arian Davidhi.