Ministri i drejtësisë Morgan Johansson. foto Facebook.

Ministri i Drejtësisë Morgan Johansson dhe ish-drejtoresha e gjykatës supreme administrative Mari Andersson që paraqiten projektligjin e ri për marrjen e pasaportës. Sipas këtij projektligji të ri, personat që aplikojnë për nënshtetësi suedeze , ndërmjet të tjerave, duhet të dëshmojnë prova të aftësive në gjuhën suedeze dhe të kuptuarit të shoqërisë suedeze.

Ministri i Drejtësisë dhe Migracionit Morgan Johansson paraqiti detajet e këtij projektligji mbi propozimet të Mërkurën në mëngjes në parlament.“Gjuha është çelësi i punës, por edhe çelësi i shoqërisë,” tha Johansson ndërsa pohoi që qeveria mendoi se duhej të gjente “një ekuilibër më të mirë midis të drejtave dhe përgjegjësive” për qytetarët e ardhshëm.

Shtetasit e huaj që aplikojnë për të marrë nënshtetësinë suedeze duhet të kenë çertifikatë të aftësive gjuhësore në nivelin A2 në të folur dhe shkruar, dhe B1 në leximin dhe dëgjim .Provimi( SFI nationell prova)kushton 500 korona për ata që nuk kan studiuar në një kurs të mirfilltë të SFI. Në rast të kundërt është falas.

Aplikantët për nënshtetësine mund të paraqesin gjithashtu dëshmi të përfundimit të klasës 9 në një shkollë të mesme suedeze, ose një kurs në shkollën e mesme të lartë, ose nivelin më të lartë të kursit ( D) suedez për imigrantët (SFI).Nqs ky ligj miratohet nga parlamenti, kërkesat gjuhësore do të zbatohen për njerëzit e moshës midis 16 dhe 66 vjeç që aplikojnë për nënshtetësi suedeze, por përjashtime të caktuara janë propozuar, përfshirë për njerëzit me aftësi të kufizuara ose ata që janë për shembull pa shtetësi ose analfabetë – të cilët mund të provojnë se janë përpjekur të arrijnë nivelin e kërkuar të njohurive por kanë qenë të pasuksesshëm.

Propozimet u bashkuan bazuar në rishikimin e proceseve të vendosura në vendet e tjera evropiane, nga të cilat vetëm tre, përfshirë Suedinë, nuk kërkojnë aktualisht një test gjuhe për marrjen e pasaportës. Por detajet nuk janë përfunduar ende. Faza tjetër është dërgimi i propozimeve për konsultim nga autoritetet përkatëse dhe ato mund të përshtaten në varësi të përgjigjeve të marra. Propozimi do duhet të miratohet nga parlamenti . Pastaj do punohet për të zbatuar praktikën e testimeve.“Ky është një propozim i arsyeshëm dhe ne shpresojmë të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur, por natyrisht kjo është një sfidë e madhe organizative,” tha ministri Johansson.

Qeveria që në fillim u angazhua për të vendosur testet e gjuhës për aplikantët e shtetësisë në marrëveshjen ndër-bllok të arritura me partitë liberale e te qendrës.Gjithashtu qeveria po shqyrton nëse aftësitë gjuhësore duhen vendosur si kusht për qëndrim të përhershëm në Suedi. (Permanent uppehållstillstånd)