Nga Arben Vata

(Ftesë për debat për ekspertë të statistikave si dhe specialistë të tjerë të shëndetit dhe epidimiologë).

Tani që po bëhet 1 vit nga përhapja e virusit Covid 19 në Kinë e më pas në mbarë botën dhe kur sapo ka filluar vaksinimi kundër këtij virusi, disa pyetje kërkojnë përgjigje dhe disa veprime shoqërohen me pikëpyetje të mëdha. 

1- Sa është numri total i vdekjeve (në mbarë botën ose në nivel lokal), nga 1 janari 2020 deri 20 dhjetor 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (1 janar 2019-31 dhjetor 2019) ?

2- Nëse ky krahasim rezulton se dallimi nuk është i madh, çfarë domethënie ka?

3- Sa të vërteta janë statistikat e vdekjeve pikërisht për shkak të Covid? 

4- A quhet një vdekje si shkak i pandemisë, pavarësisht se personi mund të ketë sëmundje të tjera dhe Covid i vë kapakun?

5- Sa është përqindja e vdekshmërisë për shkak të Covid dhe në çfarë rendi qëndron në listën e sëmundjeve që sjellin vdekshmëri? 

6- Shumë persona thonë se numri i të vdekurve të regjistruar si me Covid rritet qëllimisht. Po e marrim si të vërtetë, por pse mund të ndodhë kjo? 

7- Përse mediat kanë gati 1 vit rresht që Covid e kanë kryelajm, pavarësisht se realisht shumë pak herë ndodh që raportimet përbëjnë lajm në vetvete?

8- Pse Kina ka pasur qysh në fillim e vazhdon të ketë mungesë transparence, pavarësisht se ishte ajo që e përhapi këtë virus?

8- Përse vaksina do të përdoret pavarësisht se nuk është provuar për një kohë të gjatë dhe për më tepër, po tregon se reagon shumë keq ndaj disa problemeve të caktuara shëndetësore? A është llogaritur mutacioni i virusit siç po ndodh tani psh në Angli?

9- Supozojmë që qeveritë e botës janë manipuluar nga një grup i caktuar për qëllime të caktuara. Çfarë qëllimesh psh? A ka interes një qeveri që të dëmtojë shëndetin e qytetarëve të vet? 

10- Nëse jo, atëherë përse po përgatitet terreni e po ndryshohen ligjet në mënyrë që të mos lejohen lëvizjet nëse dikush refuzon vaksinën? Përse duhet të jetë vaksina me detyrim për rreth 30 % të njerëzve që e refuzojnë atë ndërkohë që kjo dmth që 70 % duan ta marrin? A nuk dmth kjo që në këtë mënyrë arrihet “imuniteti i tufës ” e kështu virusi nuk është më një rrezik as për qytetarët e as nuk rrezikon të ngarkojë spitalet? 

Mund të ketë edhe shumë pyetje të tjera si psh : A është vërtetuar që vaksina nuk shkakton infertilitet për disa kategori? Kjo në fakt i jep përgjigje pyetjes se cili është plani për të ndaluar rritjen e frikshme të popullsisë së globit, ndërkohë që ngutjet e qeverive dhe mungesa e transparencës e sidomos detyrimi për të bërë vaksinën i jep disi të drejtë teorive të ndryshme të konspiracionit për këtë çështje.