Fundjava e gjatë e ardhshme rrezikon të çojë në një përhapje të madhe të covid-19.  Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.  Prandaj, tani jemi të detyruar të bëjmë kufizime të mëtejshme të cilat do prekin të gjithë Suedinë.

 – Numri maksimal në një festë në një restorant zvogëlohet në katër persona/shoqëri. Dhe shitjet e alkoolit do të ndalohen nga ora 20.00 në restorante.  Kjo vlen që nga  24 Dhjetori.

 – Një numër maksimal do të vendoset dhe për dyqanet, qendrat tregtare dhe palestrat. 

 Nëse këto masa s’do kenë  efekt, qeveria po planifikon që të jetë në gjendje akoma të mbyllë këto aktivitete përkohësisht.

 – Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik gjithashtu do të rekomandojë që maskat mbrojtëse të përdoren në transportin publik në segmente kohore të caktuara.

 – Shkollat ​​ e mesme ”gjimnazet” do të zhvillojnë mësimin në distancë deri në datën 24 Janar.

 – Të gjitha aktivitetet e drejtuara nga autoritetet shtetërore, rajonet dhe komunat që konsiderohen jo të rëndësishme  do të mbyllen menjëherë deri në 24 Janar.  Për shembull, pishinat, objektet sportive dhe muzetë.

 Komunat, rajonet, agjencitë qeveritare dhe punëdhënësit privatë këshillohen gjithashtu të sigurojnë që i gjithë personeli jo-thelbësor të punojë në shtëpi deri në 24 janar.


 Situata është shumë e rëndë.  Përhapja e infeksionit është e lartë dhe gjendja në kujdesin shëndetësor është shumë e tensionuar.  Mos lejoni që kremtimi i Krishtlindjes të bëhet një vatër infeksioni, mos u grumbudhoni shumë të afërm në tryezën e Krishtlindjes.  Thjesht festoni me më të afërmit tuaj dhe këmbëngulni mbi këtë. Mendojeni edhe një herë nëse udhëtimet tuaja të planifikuara janë të nevojshme.  
Hezitoni – përmbahuni.

Këto deklaroi sot  me 18/12/2020 kryeministri suedez Stefan Löven.

Përktheu dhe përshtati në shqip Eduart Ndreu.