Nga Arben Vata

A është e detyrueshme vaksina anti Covid 19?
-Policitë po hetojnë grupet kriminale që mund të falsifikojnë çertifikatat e vaksinimit

Përgjigja e parë që japin qeveritë dhe institucionet përkatëse në të gjithë botën është JO; marrja e vaksinës është me dëshirë.
Por çfarë po ndodh ndërkohë që vaksinat do të shpërndahen në të gjithë botën në javët e para të vitit 2021?
Policia e vendeve europiane po merr masa për të bllokuar grupet kriminale që mund të falsifikojnë çertifikatat apo vërtetimet që duhet të ketë secili prej nesh nëse dëshiron të udhëtojë jashtë vendit. Këto vërtetime do të tregojnë se ti ke marrë vaksinën, ndaj mund të udhëtosh. Ose, nëse nuk je vaksinuar nuk mund të udhëtosh sepse kthehesh në rrezik për të tjerët.
Pra, vaksina nuk është me detyrim, por ti je i detyruar ta bësh nëse dëshiron të udhëtosh nga njëri vend në tjetrin. Kjo është vetëm ajo që është kuptuar deri tani. Nuk është çudi që punëdhënësi i sektorit publik të vendosë si kusht, vaksinën ose vendin e punës. Këtë mund ta bëjë edhe ndonjë punëdhënës i madh privat. Vërtetimet për vaksinën mund të kërkohen edhe nëse kërkon shërbim shëndetësor, në hotele apo plot shërbime të tjera.


Sigurisht që qëllimi mund të jetë i mirë për të shmangur përhapjen e virusit dhe për të mos ngarkuar shëndetësinë, por ka disa pyetje:
Përse me detyrim apo shtrëngime të tilla, përderisa një pjesë e madhe e njerëzve duan vetë që ta bëjnë? Shto këtu edhe faktin se shumë të tjerë e kanë kaluar virusin, a nuk krijon kjo “imunitetin e tufës “?
Pse ky nxitim kur effektet e vaksinës nuk janë ende të qarta?
Ka edhe plot pyetje të tjera, përgjigjet e të cilave e bëjnë disi të pa kuptueshme nxitimin për të detyruar njerëzit të vaksinohen.
Më mirë do të ishte një transparencë totale e jo paqartësi e WHO qysh se filloi pandemia e deri tani…