SMHI ”Instituti hidrologjik dhe meteorologjik i Suedisë” paralajmëron për reshje të dendura dëbore në veri.

Moti i ashpër paralajmërohet në veri të Suedisë. Foto: Eduart Ndreu për Albaner.Nu

Mbrëmja e sotshme do të jetë e përshtatshme për reshje dëbore në një pjesë e madhe të zonave të Norrland. SMHI paralajmëron për sasi të mëdha dëbore në vijën bregdetare të qarkut Västerbotten.

Ky ndryshim i motit mund të nënkuptojë rrezik për qytetarët, dëme të mëdha materiale, gjithashtu dhe defekte të mëdha në funksionin e shërbimeve shoqërore, sipas Sofia Söderberg, meteorologe në SMHI.
– Parashikohet se mund të jetë një reshje dëbore e cila mund të sjellë denormalizim të përditshmërisë. Duhet të jemi gati për rreth 20 cm dëborë e cila në kombinim me erën e ftohtë mund të jetë dhe më e dendur se kaq.

SMHI paralajmëron për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta në të gjithë Norrland, me përjashtim të qarkut Norrbotten, Jämtlandsfjällen dhe Härjedalsfjällen.

Trafikverket ”Administrata Suedeze e Transportit” gjithashtu paralajmëron se situata mund të bëhet e vështirë në rrugë për shkak të dëborës.

Suedia Jugore nuk duket se preket ende nga reshjet e pritshme. Sidoqoftë, erërat e forta paralajmërohen në veri të Götaland, Svealand, në pjesën jugore të Norrland dhe Gotland.

– Në gjysmën tjetër jugore ekziston rreziku i erërave shumë të forta. Degë pemësh mund të thyhen dhe pemë të vetmuara mund të rrëzohen, kjo mund të sjellë probleme për automjetet e larta, thotë Sofia Söderberg.

Burimi: https://www.dn.se/sverige/smhi-varnar-for-stora-snomangder-i-norr/

Përkthimi dhe përshtatja në shqip nga Eduart Ndreu.