Kur është ose mund të egzistojë rrezik për jetën, ka një ligj rrugor gjatë dimrit, ne në Suedi duhet të përdorim goma dimri.  Këtu mund të mësoni se çfarë vlen për gomat e dimrit për automjete të ndryshme.

 Gomat e dimrit 1 dhjetor – 31 mars

Automjeti juaj duhet të ketë goma dimri ose pajisje ekuivalente nga 1 dhjetori deri më 31 mars kur është në fuqi ligji për rrugët e dimrit.  Kërkesat zbatohen si për automjetet e rënda dhe për ato të lehta. Gjithashtu ky ligj duhet të zbatohet edhe nga automjetet e regjistruara jashtë vendit.  Gomat e dimrit mund të jenë me thumba ose jo.  Shembuj të pajisjeve ekuivalente janë zinxhirët e borës ose shpërndarësit e rërës.

 Përkufizimi i ligjit për rrugët dimërore

 Kushtet e rrugëve dimërore mbizotërojnë kur në pjesë të ndryshme të rrugës ka borë, akull, direkë bore ose acar.  Është policia ajo që vendos nëse ka një ligj rrugor dimëror në vendin ku ju jetoni.

 Gomat dyshe 1 tetor – 15 prill

Është e lejuar të përdoren goma dyshe (dubel) gjatë periudhës 1 tetor – 15 prill.  Nëse është ose ka frikë të jetë e i mundshëm ligji rrugor i dimrit, mund të përdorni edhe goma dyshe edhe në raste të tjera.

 Nëse makinat me një peshë totale deri në 3500 kg kanë goma dyshe, një rimorkio që është e lidhur me makinën duhet të ketë gjithashtu goma dyshe në kushtet e rrugës dimërore.  Kjo vlen edhe nëse automjeti përjashtohet nga kërkesa për goma dimri.  Nëse makina ka goma jo dimërore, rimorkio mund të ketë goma dimri ose dyshe.  Një automjet nuk duhet të ketë në një kohë goma dyshe dhe normale.

  •  Gomat dyshe në automjete të rënda duhet të qëndrojnë gjithmonë në të njëjtin aks.
  •  Kërkesat për automjetet me një peshë totale deri në 3500 kg.

 Gomat dimërore që përdoren në makina dhe në rimorkio për makina me një peshë totale jo më shumë se 3500 kg duhet:

  •  të kenë shënim me simbolin alpin/dëborë ose goma dystinëshe.
  •  imazh të majës së malit dhe dëborës.

 Gomat që janë të shënuara me M + S, MS, M & S, MS, MS ose “Baltë dhe Borë” janë fabrikuar posaçërisht për drejtimin e automietit gjatë dimrit konsiderohen goma dimri në makina me një peshë totale prej jo më shumë se 3,500 kg deri në 30 nëntor të vitit 2024. Në rimorkiot me një peshë totale prej jo më shumë se 3500 kg, gomat me shenjën e mësipërme konsiderohen goma dimri nëse ato janë të fabrikuara posaçërisht për drejtimin e automjetit gjatë dimrit deri në 30 nëntor të vitit 2029. Shih gjithashtu tabelën – kërkesat për gomat dimërore, në dokumentet përkatëse.

  •  Nëse makina ka goma dimri, rimorkio duhet të ketë goma dimri në kushtet e rrugës dimërore.
  •  Thellësia e shkeljes së gomave të dimrit në këto automjete duhet të jetë së paku 3 milimetra.

 Kërkesat për automjetet me një peshë totale mbi 3500kg

Gomat dimërore të përdorura në makina dhe në rimorkio për makina me një peshë totale mbi 3,500 kg duhet:

  •  të shënohet me simbolin majë mali / dëborë, ose të jetë e shënuar me POR (Profesionale Jashtë Rrugës) ose dyshe (double).

 Gomat dimërore të montuara në akse të tjera përveç akseve lëvizëse dhe boshteve të përparme në makina me një peshë totale prej më shumë se 3,500 kg, ose në rimorkio me një peshë totale prej më shumë se 3,500 kg mund të shënohen në vend të kësaj me M + S, MS, M & S, MS, MS ose  “Baltë dhe Borë”.  Këto goma mund të përdoren gjithashtu në boshtin e përparmë të makinave me një peshë totale prej më shumë se 3,500 kg deri më 30 nëntor 2024.  Për më tepër, gomat me këto shenja mund të përdoren në boshtet drejtuese të makinave me një peshë totale prej më shumë se 3,500 kg, me kusht që gomat të jenë të fabrikuara posaçërisht  për përdorim në dimër, deri në 30 nëntor 2024. Shih gjithashtu tabelën – kërkesat për gomat e dimrit, nën dokumentet përkatëse.

 Të gjitha gomat në makina me një peshë totale mbi 3500 kg duhet të kenë një thellësi të shkeljes së paku 5 milimetra kur janë kushtet e rrugës dimërore.  Rimorkiot duhet të kenë një thellësi të shkeljes prej të paktën 1.6 mm.

 Përjashtimet nga kërkesat e gomave dimërore.

 Pavarësisht nga kërkesa për goma dimri, një automjet mund të drejtohet në rastet vijuese, nëse kjo mund të bëhet pa rrezikuar sigurinë rrugore:

  •  Kur testoni ose tërhihqni një automjet në lidhje me riparime ose qëllime të ngjashme.
  •  Kur udhëtoni, në rrugën më rë shkurtër, më të përshtatshme drejt dhe nga kompania më e afërt e inspektimit.
  •  Nëse udhëtoni nën mbështetjen e licencës së karvanit (targa e gjelbër e regjistrimit) mënyra më e shkurtër, më e përshtatshme nga porti, stacioni hekurudhor, fabrika, reparti i riparimit, depoja ose dicka të ngjashëm, ambient ose garazh.  Me një licencë karvani, automjetet mund të drejtohen gjithashtu gjatë demonstratave ose shitjeve.
  •  Nëse gomat kanë një diametër të diskut prej 10 inç ose më pak, sipas regjistrit të trafikut rrugor.
  •  Për punë ndërtimore ose të ngjashme, kur drejtoni një kamion të rëndë.
  •  Nëse automjeti përdoret nga Forcat e Armatosura, dmth Forcat e Armatosura Suedeze, Administrata Suedeze e Materialeve të Mbrojtjes ose radiostacioni i Forcave të Armatosura Suedeze.

Një automjet mund të drejtohet edhe përkundër kërkesës për goma dimri nëse, sipas regjistrit të trafikut rrugor, automjeti është i një viti model që është tridhjetë vjet ose më i vjetër.

Burimi transportstyrelsen: https://www.transportstyrelsen.se/vinterdack

Përktheu në shqip Eduart Ndreu