Nëse do të punoni për më shumë se tre muaj për të filluar dhe drejtuar biznesin tuaj, ose për t’u bërë partner në një kompani, duhet të keni një leje qëndrimi.  Leja e qëndrimit duhet të jetë gati para se të udhëtoni në Suedi.  

Ju mund të aplikoni përmes internetit nga vendlindja ose nga ndonjë vend tjetër jashtë Suedisë ku ju jetoni. 

Kërkesat për lejen e qëndrimit

 Për të marrë një leje qëndrimi me  vetëpunësim:

  •  Ju duhet të keni një pasaportë të vlefshme (nëse pasaporta juaj do të skadojë në një kohë të shkurtër, ju duhet të aplikoni për një të re, sepse nuk mund të merrni një leje qëndrimi për më shumë se sa është e vlefshme pasaporta juaj)
  •  Ju vertetoni se keni përvojë të mirë në degën që do të ushtroni dhe përvojë të mëparshme të drejtimit të biznesit.
  •  Ju vertetoni se keni njohuri të mjaftueshme të suedishtes dhe / ose anglishtes.
  •  Ju vërtetoni se jeni ju ai që do drejtoni kompaninë, keni përgjegjësinë vendimtare dhe zotëroni 50 përqind të aksioneve ose më shumë,
  •  Shërbimet ose mallrat e kompanisë suaj prodhohen dhe / ose shiten në Suedi.
  •  Ju vertetoni se keni para të mjaftueshme për të mbajtur veten dhe familjen tuaj të mundshme gjatë dy viteve të para (e barabarte me 200,000 korona për ju, 100,000 korona për bashkëshortin tuaj shoqërues dhe 50,000 korona për secilin fëmijë shoqërues).
  •  Ju tregoni një bazë dhe prejardhje të besueshme për buxhetin tuaj.
  •  Ju vertetoni se keni krijuar kontakte me klientët dhe / ose një rrjet bashkëpunimi në Suedi.
  •  Ju vertetoni se kompania juaj pas një periudhe prove dy vjet, ka një ekonomi të ekuilibruar dhe mund të mbështesë ju dhe familjen tuaj të mundshme (të ardhurat llogariten sipas standardit kombëtar për mbështetjen e mirëmbajtjes plus kostot e strehimit).
  •  Ju duhet paguani një tarifë aplikimi e cila është 2000kr për ju, 1500kr për bashkëshorten/in dhe 750kr për secilin fëmijë.

Kërkesat për aplikimin elektronik

 Për të qenë në gjendje të përdorësh shërbimin elektronikqë të aplikoni,  ju duhen:

  •  Kopjet e faqeve në pasaportën tuaj që tregojnë informacionin personal (faqja e pare ku ndodhen të dhenat tuaja, fotografia, firma juaj, numri i pasaportës, vendi i lëshimit, periudha e vlefshmërisë dhe nëse keni një leje për të jetuar në ndonjë vend tjetër nga vendi juaj i lindjes.
  •  Llogari bankare, që tregon se keni para të mjaftueshme për të mbështetur ju dhe familjen tuaj për dy vitet e para (të barazuara me shumat 200,000kr për ju, 100,000kr për bashkëshortin tuaj shoqërues dhe 50,000kr për secilin fëmijë shoqërues).
  •  Llogari bankare që tregon se keni para të mjaftueshme për të blerë kompaninë dhe për kostot dhe investimet në të cilat mbështeteni për të drejtuar biznesin.
  •  Kontrata e blerjes, nëse e keni blerë, ose nëse planifikoni të blini kompaninë ose biznesin.
  •  Marrëveshja ose regjistrin e aksioneve.
  •  Dokument që tregon se keni paguar çmimin e blerjes, ose pjesën tuaj të çmimit të blerjes, nëse keni blerë ndërmarrjen ose biznesin.
  •  Kontratat me klientët ose furnitorët dhe ambientet.
  •  Dy llogaritë e fundit vjetore ose raportet vjetore (nëse kompania ka qenë aktive më parë).
  •  Bilanci dhe pasqyra e të ardhurave për vitin aktual financiar deri dhe duke përfshirë muajin paraardhës.
  •  Certifikatë kursi ose provë tjetër që dini suedisht dhe / ose anglisht.
  •  Diploma nga arsimimi juaj.
  •  Kontratë e punëdhënësit nga punëdhënësi i mëparshëm.
  • Çertifikatë regjistrimi për ndërmarrjet që keni pasur ose keni jashtë Suedisë.

Kujdes!

Dokumentet duhet të përkthehen në Suedisht ose Anglisht nga një përkthyes i autorizuar.  Një kopje e dokumentit origjinal duhet të dërgohet gjithmonë me të.

Mundësuar në shqip nga: https://www.albaner.nu

Linku në suedisht: https://www.migrationsverket.se/Privatpersoner/Arbeta-i-Sverige/Eget-foretag.html