APLIKIMI PËR BASHKIM FAMILJAR NË SUEDI – Hapat.

“Për shqiptarët që kanë ardhur me të drejtë pune nga një vend i BE”

Informacion për mënyrën e aplikimit për bashkim familjar dhe një tutorial se si e plotësoni kërkesën dhe dokumentet që nevojiten nga të ardhurit në Suedi me dokumente nga një vend tjetër i Evropës me të drejtë pune këtu.

1- Akt martese
2- Çertefikatë familjare
3- Çertefikatë personale për çdo pjestar të familjes.
4- Fotokopje pashaporte për çdonjerin (bashkëshortin-en dhe fëmijët)
4-Plotësim formulari (kërkesë) në migrattion këtu nga një kopje të veqantë për çdo person.
5- 1500kr për bashkëshortin-en dhe nga 750kr për çdo do fëmijë.

(Nuk është nevoja të jenë të përkthyera në suedisht, i dorëzon ashtu si janë, në shqip ose në gjuhën e shtetit ku jetonit)

KUJDES!: Bashkëshorti-ja duhet ta firmosë vetë formularin (nëse nuk ndodhet këtu duhet tja dërgoni me postë, ta firmosë dhe tua dërgojë përsëri këtu. Për fëmijët firmosni ju.
Gjithashtu mund ta merrni fleteaplikimin si pdf ne kete link: https://www.migrationsverket.se/download/18.5e83388f141c129ba6312f64/1505122971206/blvbeu_136011_sv.pdf

Më poshtë në fotografitë do shikoni se si plotësohet aplikimi.

Pregatiti Eduart Ndreu për Shqiptarët në Suedi-Albaner i Sverige!

Tutorialin se si duhet t’a plotësoni formularin, e shikoni në fotografitë e mëposhtme!