Göteborg

Gjithnjë e më shumë qeramarrës kërkojnë mbrapsht parate për qiratë e shtrenjta të banesave , pasi Suedia forcoi rregullat për pronarët e pandershëm. Ja çfarë duhet të bëni nëse mendoni se jeni mashtruar.

Kontrollet e qirave vlejnë për shumë prona në Suedi, por radhët e këtyre kontratave të ashtuquajtura të dorës së parë janë aq të gjata sa shumë kanë mbetur duke u mbështetur në subleta ose me qira ‘të dorës së dytë’, veçanërisht nëse jeni një rezident ndërkombëtar që ka nuk ka mundur të kursejë pikë në sistemin e radhëve.

Kostoja e këtyre qiramarrjeve të dorës së dytë është rritur gjatë dekadës së kaluar, por shumë nuk e dinë është se ka rregulla të rrepta për shumën sesa lejohet të jepet me qera banesa . Në rast se kjo shumë e qerasë tejkalohet, ju mund të merrni para mbrapa nëse keni tejpaguar mbi normalen.

Por numri i njerëzve që goditen nga pronarët e paskrupullt po rritet dita ditës.

Vitin e kaluar, gjykata e qiramarrjes së Suedisë mori gjithsej 376 kërkesa për shlyerje nga njerëz që pretenduan se ishin detyruar të paguanin shumë në qira mujore, raportoi të Premten radioja publike suedeze P3. Kjo është një rritje me gati 10 përqind një vit më parë.

Atëherë, çfarë duhet të bëni nëse mendoni se keni paguar shumë qira?

Para së gjithash, mund të përpiqeni të bisedoni me pronarin tuaj. Shpesh ndodh që ata vetë nuk janë të vetëdijshëm për rregullat, dhe mbase ju mund të krijoni një kompromis pa hapur një konflikt.

Hapi i dytë, nëse ndodh të jeni anëtar i Unionit Suedez të Qiramarrësve (Hyresgästföreningen), është të kërkoni prej tyre ndihmë. Nëse jo, duhet të drejtoheni pranë Gjykatës Suedeze të Qiradhënies (Hyresnämnden) e cila është gjykata përgjegjëse për çdo mosmarrëveshje me qiranë. Paraqitja e një ankese në gjykatë është pa pagesë.

Sigurohuni që keni dokumente që tregojnë se sa keni paguar. Asnjëherë mos merrni me qira një apartament pa nënshkruar një qira që thotë se sa e lartë është qiraja, ruajeni deklaratat tuaja bankare për prova që keni paguar qiranë, dhe kurrë mos paguani asgjë pa marrë një faturë për paratë tuaja.

Ju duhet të paraqisni një ankesë në gjykatë brenda tre muajve nga largimi nga banesa në mënyrë që të kërkoni parate mbrapsht. Suedia shtrëngoi ligjet e saj të qirave në tetor 2019, që do të thotë se nëse gjykata vendos që ju keni të drejtë, ju mund të rimbursoheni për qira të tepërt që daton nga dy vjet.

Nëse gjykata vendos që ju keni të drejtë tju kthehen para, por nuk po i merrni ato, duhet t’i drejtoheni Autoritetit të përmbarimit të Suedisë (Kronofogden), i cili është përgjegjës për ndjekjen e borxheve të papaguara.

Gjithashtu e mundur që të paraqitet një ankesë në gjykatë ndërsa ende jeton në apartament, në këtë rast gjykata do të përcaktojë kushtet për qëndrimin tuaj të ardhshëm në apartament dhe uljen e qirasë në nivele të arsyeshme.

Ajo që cilësohet si qira e arsyeshme (skälig hyra) varet nga lloji i akomodimit dhe saktësisht çfarë përfshihet në marrëveshjen tuaj. Por për një hyresrätt (një apartament që qiradhënësi po merr me qira si pjesë e një kontrate të dorës së parë ) shuma nuk duhet të jetë shumë më e lartë se qiraja e vetë qiradhënësit, nëse apartamenti është i pa mobiluar, pasi ligji Suedez ndalon bërjen e një fitim nga dhënia me qera.

Zakonisht apartamenti mobilohet, në këtë rast qiradhënësi lejohet të shtojë rreth 10-15 përqind në qiranë e dorës së dytë, varet nga ato sendet që përfshihen. Gjëra të tjera si energjia elektrike, interneti ose ngrohja gjithashtu mund të faktohen, në varësi të kujt i paguan faturat.

Vini re se nëse jeni duke marrë me qira një bostadsrätt (një apartament në pronësi të pronarit tuaj), rregullat janë pak më të ndryshme, sepse në këtë rast ata kanë të drejtë jo vetëm të mbulojnë shpenzimet e tyre, por edhe të mbulojnë hipotekën dhe financimin e tyre. Kjo do të thotë që nëse apartamenti është në një zonë të shtrenjtë, ata mund tju rrisin shumën që do paguani.

Akoma mund të debatoni përgjatë kohës që jetoni në apartament, por në këtë rast nuk jeni në gjendje të merrni ndonjë qera nga e kaluara, por vetëm do mund të ulni qiranë tuaj në të ardhmen. Por meqenëse qiradhënësi juaj ka të drejtë të përfundojë kontratën e qeradhenies me njoftimin paraprak tre muajsh, mund të jetë më pak konflikt nqs në fund të përpiqeni të gjeni një apartament të ri.

shqipëroi Arjan Davidhi